Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, humb jetën 1 person

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e enjte në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se janë përplasur një makinë dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të fundit.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Pa.Va/Fjala.al