Balla mbështet Thaçin nga Kuvendi: Akt prej shtetari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Dorëheqja e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është një akt prej shtetari”. Kështu deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit. Sipas tij, lufta çlirimtare e Kosovës është një luftë e pastër dhe e drejtë.

Balla tha se Kosova sot nuk është në një ditë të vështirë, por përkundrazi, Serbia duhet të ndihet në një ditë të vështirë për faktin se Kosova po vendos standarde të larta të drejtësisë.

Numri dy i PS, u shpreh i bindur se të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës do të dalin ballë lart nga gjykatat ndërkombëtare.

Mendoj se ne si kuvend duhet të shprehim solidaritetin me këtë akt prej shtetari të presidentit Thaçi për tu vënë në dispozicion të gjykatës pa imunitetin dhe pa pozicionin e Presidentit të Kosovës, por duke theksuar me zë të lartë se lufta çlirimtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, nga gjenocidi serb është një luftë e pastër e drejtë dhe ka qenë dhe mbetet një luftë çlirimtare”, u shpreh Balla.

Më tej ai nënvizoi se historia në asnjë vend të globit nuk është shkruar dhe nuk do të shkruhet me akt akuza dhe vendime gjykatë.

Dua ti them sot çdo bashkatdhetari kosovar, se Kosova sot nuk është në një ditë të vështirë, përkundrazi Serbia duhet të ndihet në një ditë të vështirë, sepse Kosova po vendos një standard të lartë në marrëdhënien me drejtësinë ndërkombëtarë.

Çdo prirje e Serbisë për të etiketuar pavarësinë e Kosovës nuk mund të bëjnë pis luftën çlirimtare të Kosovës. Unë jam i bindur se Thaçi tha ata burra dhe gra që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës do të dalin ballë lart. Ne besojmë që drejtësia ndërkombëtare do të bëjë punën e vet në kohë dhe shpejt. Është koha për një transparencë përfundimtare pas 20 vjetësh”, tha Balla.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës, ‘live’ gjatë një deklarate për mediat ku bëri me dije se Gjykata Speciale i kishte konfirmuar akt-akuzën për krime lufte.

Thaçi tha se është vënë në dijeni nga zyrtarët kompetentë se gjykatësi i Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër tij.

Lexo edhe :  Nga Starmer, Von der Leyen e Zelensky, kush janë 47 liderët që 'zbarkojnë' në Tiranë

Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur dhe besuar këto tre dekada të përpjekjeve tona për liri”, u shpreh Thaçi, teksa theskoi se është në dispozicion të drejtësisë dhe në bashkëpunim me të.

Ai tregoi se është me fat se është gjallë dhe ka parë të realizohet ëndrrën shekullore kosovare, atë të lirisë.

Jam krenar që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerës më sublime të kombit shqiptar”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Thaçi bëri thirrje për tolerancë dhe bashkëpunim si të vetmet forca që mudn ta çojnë vendin përpara.

Ju lus për maturi, qetësi dhe për unitet e bashkim.Të qëndrojmë të bashkuar, kjo është ajo që garanton suksesin tonë”, apeloi Thaçi.

Ai tha se ashtu siç kishte premtuar dha dorëheqjen, duke mos pranuar që përballë Gjykatës të dalë Presidenti i vendit.

Siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para Gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi në deklaratën e tij.

Teksa bëri thirrje për unitet politik dhe maturi ai deklaroi se kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim.

Do të dalim faqebardhë, ky është premtimi im për ju. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin e saj dhe miqtë tanë ndërkombëtar”, përfundoi Hashim Thaçi deklaratën e tij.

Ndërkohë, menjëherë pasi deklaroi dorëheqjen, Hashim Thaçi është drejtuar drejt zyrave të EULEX.

Në zyrat e EULEX kanë shkuar edhe kryetari i PDK Kadri Veseli, ndaj të cilit gjithashtu u konfirmuan akt-akuzat për krime lufte, dhe ish-komandanti i UÇK, Rexhep Selimi./Bl.ba/Fjala.al

Të fundit

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi...

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia...

“Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

E zuri poshtë muri rrethues/ E mitura po luante në oborrin e shtëpisë (Detajet)

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Roskovec nga ku mësohet se një 4-vjeçare ka...

Forcë e tretë në zgjedhje/ Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD

Kreu i PSD, Tom Doshi, përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Tom...

Lajme të tjera

Web TV