Covid-19 “kërcënon” miqësoren e 11 nëntorit Shqipëri-Kosovë, Milot Rashica, “viktima e parë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milot Rashica nuk lejohet nga Verder Bremeni, pritet shpallja e listës nga Edi Reja. Kosova dhe Shqipëria do të luajnë më 11 nëntor 2020 një ndeshje miqësore, por ajo kërcënohet nga mungesat për shkak të protokollit të “Covid-19”.

Kështu, Rashica mungon për Kosovën ndaj Shqipërisë, por edhe ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Sllovenisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse edhe Shqipëria do të vuajë për këtë arsye. Trajneri Edi Reja nuk e ka shpallur ende listën e tij për 3 ndeshjet e mesnëntorit.

Në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat e fundit të vlefshme për grupet e tyre në Ligën C të Ligës së Kombeve të Evropës, Kosova dhe Shqipëria do të luajnë më 11 nëntor 2020 një ndeshje miqësore. Në fakt, “Dardanët” nuk ishin zgjedhja e parë, por vështirësitë në udhëtim për shkak të epidemisë së virusit korona e detyruan Federatën Shqiptare të Futbollit të anulonte ndeshjen miqësore ndaj Gjilbratarit më 11 nëntor 2020 dhe në të njëjtën datë u vendos të luhej një ndeshje vëllazërore me Kosovën.

Ajo do të luhet në “Elbasan Arena”, teksa Stadiumi “Arena Kombëtare” në kryeqytet është vendosur të ruhet për sfidat zyrtare të Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, të dyja në shtëpi. Me Kosovën pritet që në fushë të jetë një Shqipëri të mbushur me të rinj, duke qenë se është test miqësor dhe kohët e fundit ka pasur shumë kuqezinj që kanë shpërthyer dhe miqësorja do të jetë mundësia e tyre. Por vazhdon të jetë problem bashkimi i lojtarëve me ekipet përfaqësuese, për shkak se klubet nuk duan të rrezikojnë për një infektim të mundshëm apo karantinë të detyruar.

Lexo edhe :  United ndryshon trajner që pas javës së parë, del emri

Dhe Milot Rashica duket se është një prej viktimave të këtij fenomeni dhe revista gjermane, “Kicker”, raporton se Verder Bremeni ka vendosur të mos lejojë asnjë lojtar të bashkohet me përfaqësueset përkatëse. Autoritetet në Bremen detyrojnë karantinimin në kthim dhe lojtarët do të duhej të humbnin ndeshje në Bundesliga me klubin, në rast se grumbullohen me përfaqësueset e tyre. Kështu, Kosova sërish do bëjë pa një prej yjeve të skuadrës, që mungon që nga barazimi me Moldavinë më 3 shtator, ku edhe pësoi një dëmtim.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, ky veprim i klubit gjerman nuk shkel rregullat e FIFA-s, sepse protokolli i “Covid-19” parashikon se klubi mund ta ndalojë lojtarin të bashkohet nëse duhet detyrimisht të karantinohet të paktën 5 ditë.

Rashica mungon për vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Sllovenisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse edhe Shqipëria do të vuajë për këtë arsye. Trajneri Edi Reja nuk e ka shpallur ende listën e tij për 3 ndeshjet e mesnëntorit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV