Doli me biçikletë/ I riu në Përmet gjendet i vdekur poshtë urës

Një 30-vjeçar nga fshati Kutal i Përmetit është gjetur të enjten i vdekur pranë këtj fshati.

I riu, i identifikuar si Endrit Baçi, 30 vjeç ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij mbi pasarelën pranë fshatit Kutal dhe rrëshkiti nga 10 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas nformacioneve parapreke mësohet se ngjarja ka ndodhur para 1 ore, kur i riu banor i fshatit u largua nga banesa dhe më vonë dëshmitarë panë trupin e tij të pajetë poshtë një ure.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Pa.Va/Fjala.al