Gjykata Speciale: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara konfirmon aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjykata Speciale në një komunikatë për mediat ka bërë me dije se pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

“Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020. Në pajtim me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë moment”, thuhet në komunikatën e tyre.

Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Krimet që paraqiten në aktakuzë u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

“Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së”, thuhet në komunikatën e tyre.

Lexo edhe :  Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo-ndërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.

Kujtojmë se këtë të enjte, Thaçi tha në një konferencë për media, se dorëheqja e tij vjen pasi i është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatës i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndërsa detyra e Presidentit të Kosovës i kaloi Vjosa Osmanit për një periudhë gjashtë mujore./r.g/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV