Rama: Buxheti i 2021 konfirmon taksën zero për biznesin e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në seancën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të votohet Buxheti i vitit 2021.

Rama theksoi se buxheti i vitit 2021 nuk po i bën bisht dy krizave që u desh të përballet Shqipëria siç ishte tërmeti apo pandemia.

Gjatë fjalës së tij kryeministri nuk kurseu ironinë teksa bënte krahasimin e qeverisë së mëparshme me qeverinë aktuale në përballjen e krizave si atyre financiare dhe atyre sociale.

“Pas firmave piramidalet 97,  të mos mbahet parasysh se sot në 2020 problemi janë po ata njerëz dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punëve të vendit është absolutisht i pandashëm për fat të keq nga e kaluara, pak më e largët dhe ajo pak më e afërt. Sot janë të njëjtët njerëz  por me të njëjtën formulë jep 1 që të marrësh 3. Ftoj shqiptarët që të votojnë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilirin bashkë me Monën se Saliu është në barkun e Lulit jo si lepur por si Luan, Luan që udhëheq Lepurin në luftë.

S’kemi pse fshihemi pas gishtit kur ai tregon hënën. E vërteta është se sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do kishte gjunjëzuar çdo kënd është jo në kushtet kur mezi mbahet por në kushtet kur po rindërton me ritme jashtëzakonisht të larta.

Edhe për këtë mjafton të bëjmë një krahasim me një vend fqinj që ka kaluar disa tërmete. Ende nuk jemi në kantier sepse procedurat janë shumë më të zgjatura, kurse në 26 nëntor ne do të hapim një numër jo të vogël shkollash të cilat do të jenë më të mira dhe më të forta seç ishin, të cilat nuk do kenë asnjë ndryshim nga shkollat e BE. Nga ana tjetër shqiptarët e goditur nga karantina dhe të mbetur në rrugë nga 26 nëntorit kanë filluar të hyjnë në shtëpitë e reja dhe sot që flasim në çdo pjesë të territorit të prekura nga tërmeti po ndërtohet ditë për ditë ashtu siç për herë të parë në këtë vend do të ndërtohen lagje të reja.

Të gjitha këto apartamente do të jepen falas për qytetarët. Kërkoheni në eksperiencat e tjera dhe thoni ku është bërë falas kjo punë? Ne do ti japim falas sepse mendojmë që ky është momenti. Janë afro 30 mijë familje të prekura nga ajo fatkeqësi. Për të gjithë ato familje ky vend ka pasur zot sepse asnjë nga ato familje nuk u lanë si familjet që u përmbytën në Shkodër. U desh që të vinim ne në pushtet që ata të merrnin lekët për 5 apo 6 milion dollarë.

Ca do kishte ndodhur këtu po të ishin ata në detyrë, sikur të ishte shfaqur virusi kur ata nuk kishin ilaçe në spitale? Për të mos folur edhe për invalidët që u lanë pa paguar, 40 milion borxhe ndaj atyre që janë më të dobëtit dhe për të cilët derdhin përditë lot krokodili, e leqendisën Shqipërinë fare. Janë ata por edhe shumë nga ju këtu jeni nga ata. Unë e kuptoj që ka gjithmonë  një kohë për tu penduar për t ndryshuar, e kuptoj që vetëm budallai nuk ndryshon mendim kur sheh që është në gabim.

E mirëpres çdo dalje këtu për tu distancuar nga ne dhe nga ata, vetëm rolin e virgjëreshës ju lutem jo, jo se u bëmë shumë, shumë, shumë në këtë vend që pas kaq shumë kohësh të kemi kaq shumë njerëz që shfaqen sikur kanë ardhur nga hëna.

Buxheti që kalon sot është kuptim plotë, është buxheti i një force politike që nuk i ka bërë bisht përballej me dy kriza, një nga tërmeti dhe një që ka tronditur gjithë planetin jo vetëm Shqipërinë. Kemi reaguar me bindje se janë dy kriza që duhen kthyer në dy mundësi më të mëdha nga të cilat duhet të dalim më të fortë. Buxheti i 2021 konfirmon taksen zero për biznesin e vogël deri në 2029, bizneset e vogla nuk do të kenë TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro.”, tha Kryeministri.

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV