Rindërtimi/ Rama: E pres distancimin nga ne, por mos bëni rolin e virgjëreshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama të enjten u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës në Kuvend për procesin e rindërtimit.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se po punohet ditë për ditë, ndonëse ka procedura të zgjatura.

Në këtë pikë, kryeministri ka ironizuar dhe deputetët, duke u thënë të mos dalin në foltore dhe të bëjnë rolin e virgjëreshës.

Kryeministri tha se janë afro 30 mijë familje të prekura nga ajo fatkeqësi, që nga ata që humbën fare shtëpinë dhe që ishin pa çati të nesërmen, duke filluar tek ato që nuk banojnë dot ende tani që flasim në apartamente, pasi ato banesa janë të dëmtuara.

Rama theksoi se rindërtimi ka procedura të zgjatura, por po ndërtohet çdo ditë.

Ça do kishte ndodhur këtu po të ishin ata në detyrë. Sikur të ishte shfaqur virusi kur familjet nuk kishin më ilaçe. që kompanitë nuk mund të vazhdonin më sy mbyllur.  Për të mos folur përveçse për invalidët për personat me aftësi të kufizuar. 40 milionë borxhe ndaj atyre që janë më të dobëtit. Kur kishin mundësi ta bënin më të fortë e lehendisën shqipërinë. Ata janë ata dhe shumë nga ju këtu jeni nga ata. unë e kuptoj, patjetër ka gjithmonë një kohë për të relfektuar dhe për tu penduar. Unë e kuptoj se vetëm budallai nuk ndryshon mendim kur sheh se mendimin e ka të gabuar. E mirëpres çdo dalje këtu për tu distancuar nga ne dhe nga ata, por vetëm rolin e vrigjëreshën jo ju lutem”, tha Rama.

Ai theksoi se dalja këtu me monologun e virgjëreshës nuk ka kuptim, pasi u bë shumë në këtë vend që pas kaq shumë kohësh të kemi ende kaq shumë njerëz që shfaqen sikur kanë ardhur nga hëna, sikur skanë qenë këtu.

Lexo edhe :  Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Buxheti që kalon sot këtu është kuptimplotë, është buzheti i një force politike që si ka bërë bish përballjes. Kemi reaguar me një bindje të fortë që janë dy kriza që kanë dalë më të forta“, tha Rama./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar...

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV