Trafiku i drogës/Kapja e 2.6 tonë drogë në Mal të Zi, nis verifikimi për punonjësit e pikave doganore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritet shqiptare kanë nisur një verifikim për procedurën e ndjekur në pikën kufitare të Kapshticës për kontrollin dhe skanimin e kamionit brenda të cilit autoritetet malazeze kapën 2.6 ton kanabis.

Kamioni me targa shqiptare, i cili ishte duke transportuar fruta dhe perime nga Greqia drejt Gjermanisë së bashku me sasinë e drogës kaloi në dy pika doganore të vendit tonë, atë të Kapshticës dhe Hanit të Hotit.

Nga Elvis Myrta

Kapja e 2.6 ton kanabis në dy ditë më parë në doganën malazeze ka vënë në lëvizje edhe autoritetet shqipëtare. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur një hetim për mënrën sesi sasia e konsiderueshme e marjuanës ka kaluar në dy dogana shqiptare pa u vënë re nga agjentët doganor.

Sipas informacioneve që gazeta “Fjala”, ka siguruar nga organetet ligjzbatuese mësohet se ka nisur verifikim për punonjësit e pikës kufitare të Kapshticës, për të parë nëse ka pasur ndonjë shkelje në procedurat e kamionit apo jo.

Burime nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e skëmës së trafikut të drogës bëjnë me dije ka nisur një verifikim për procedurën e ndjekur në pikën kufitare të Kapshticës për kontrollin dhe skanimin e këtij kamioni, i cili me dokumete ka qenë i mbushur me fruta dhe perime.

Hetimet janë përqëndruar në të dyja pikat kufitare si në atë të Kapshticës ashtu edhe në atë të Hanit të Hotit, nësë ka apo jo shpërdorim të detyrës nga ana e efektivëve të këtyre pikave kufitare si dhe për punonjësit e dogës, nëse kanë kontrollur ngarkësen dhe a ka kaluar në skaner apo jo ky kamion.

Pasi është e çuditshme se si këta punonjës nuk kanë pikasur këtë sasi të konsiderueshme të drogës. Nga hetimet e deritansishma hetuesit kanë dyshime se droga, ka pasur si destinacion Gjermaninë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se edhe pse pas këtij trafiku dyshohet se fshihet një grup që e ka shtrirë aktivitetin kriminal në vendin tonë, dyshohet se kamioni është mbushur me drogë që në Greqi.

Sipas hetuesve, kamioni nuk është mbushur në vendin tonë me drogë, pasi koha që ai ka qëndruar në Shqipëri ka qenë shumë e shkurtër dhe trafikantët e kanë pasur të pamundur që të ngarkojnë një sasi kaq të konsiderueshme brenda pak orësh. Shqipëria është vend vetëm tranzit për kalimin e drogës për në destinacionin final.

Në lidhje me këtë sasi të madhe droge të sekuestruar në Mal të Zi, deri tani është një person i arrestuar, shoferi 40-vjeçar i kamionit Ervis Çalliku, por hetimet janë ende në vijim për identifikimin dhe kapjen e pronarëve të vërtetë të drogës.

Autoritetet malazeze, njohtuan edhe për përfshirjen e një personi tjetër në këtë aktivitet kriminal, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak se hetimet janë ende në vijim.

Internerari që kaloi në vendin tonë kamioni me drogë

Kamioni me sasinë e konsiderueshme të marjuanës kaloi pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kamioni, i cili është me targa shqiptare, drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Sipas infromacioneve mësohet se kamioni që në dokumente kishte të shënuar se po transportonte fruta dhe perime drejt Gjermanisë, brenda të cilit ishin fshehur edhe 2.6 ton drogë, u nis nga Greqia pasditen e 2 nëntorit.

Në pikën kufitare të Kapshticës, kamioni i drejtuar nga Elvis Çalik ka mbërritur mbrëmjen e së hënës. Sipas burimeve të kësaj pike kufitare kamioni nuk është kontrolluar pasi ai ka qenë i pulmbosur dhe agjentët doganor nuk kanë të drejtë ta hapin për kontroll nëse nuk kanë informacion për kontrabandë apo trafik droge.

Lexo edhe :  Sezoni i Mbjelljeve: Gjelbërim për Shkollat dhe Lulishtet e Tiranës

Ndërkohë më pas kamioni ka vijuar rrugën drejt Korçës, Pogradecit dhe Tiranës. Sipas informacione një njërën prej këtyre zonave shoferi ka ndaluar për të pushuar, por nuk dihet saktësisht se në cilin prej vendeve të lartëpërmendura. Më pas kamioni vijon rrugën për në Laç e Shkodër, derisa mbërrin në pikën kufitare me Malin e Zi, Hani i Hotit.

Edhe në këtë pikë kufitare policia shqiptare e lejon kamionin të kalojë, dhe vetëm i ka kontrolluar dokumentet. Por pak metra më tutje, homologët malazezë vendosin të hapin kamionin dhe aty zbulojnë sasinë prej 2.6 ton kanabis.

Në pranga është vendosur Elvis Çalik dhe policia malazeze thekson se pas tentativës për trafik droge qëndron një grup kriminal shqiptar. Nga ana e saj Policia Shqiptare thotë se në rastet kur kamionët kalojnë tranzit, nuk kalojnë as në skaner, as në kontroll të detajuar, pasi këtë veprim e bëjnë shtetet nga nisen kamionët dhe ato që janë destinacioni përfundimtar. Gjithsesi Policia thekson ka nisur hetimet.
Çfarë thanë autoritetet malazeze për sekuestrimin e drogës

Më shumë se dy tonë marijuanë u kapën në Podgoricë, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptare. Gazeta malazeze “Vijesti”, se për këtë sasi të madhe droge është arrestuar vetëm një shtetas shqiptar, i identifikuar si Elvis Calik.

Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë dhe administratës doganore. Marihuana u gjet në një kamion që hyri nga Shqipëria në pikën kufitare Bozaj.

“Sot, u krye një veprim i përbashkët i Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore, i kryer për një periudhë disa mujore, që synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi për në vendet e Evropës Perëndimore”, thuhet në një deklaratën e autoriteteve malazeze.

Gjithashtu në deklaratë shtohet se nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve u arrestua edhe një shtetas shqiptar.

“Një kamion i drejtuar nga një E. C (40 vjeç), një shtetas i Republikës së Shqipërisë, mbërriti në vendkalimin kufitar Bozaj sot, 3 nëntor. Një ngarkesë tranzit me fruta dhe perime e destinuar për vendet e Evropës Perëndimore u raportua në autoritetin doganor. Pas kontrolleve nga oficerët, u zbuluan nëntë paleta që përmbajnë drogë narkotike marihuanë me një peshë totale prej rreth 2.6 tonë”, thanë zyrtarisht autoritetet malazeze.

Ndërkohë, hetuesit e vendit fqinj po kryejnë verifikime edhe për një person tjetër që dyshohet se është i përfshirë në këtë trafike drogës, i cili është nën hetim penal. “Të dhënat operacionale tregojnë se një grup i organizuar kriminal aktiv në territorin e Republikës së Shqipërisë ka provuar të kontrabandojë rreth 2.6 tonë marijuanë në Evropën Perëndimore.

Pas kapjes së sasisë së madhe të marjuanës autoritetet shqiptare ato malazeze në bashkëpunim edhe me INTERPOL-in janë duke shkëmbyer informacione për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të paligshëm.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

“Dumani kampion i antikorrupsionit”, Berisha: Çmim ka marrë dhe Rasputini i Ramiz Alisë

Sali Berisha nuk ka ndalur sulmet ndaj Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani edhe në studion e Debat. Ish-kryeministri komentoi...

Lajme të tjera

Web TV