Covid-19 mbyll sportin në fundjavë në Kosovë, ndalon veprimtaritë në salla të mbyllura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë nuk do të zhvillohen në fundjavë veprimtari sportive në mjedise të mbyllura dhe këtë e ka bërë të ditur Ibër Alaj, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovë.

Në fakt, Qeveria e Kosovës ka marrë të premten vendimin që ndalon veprimtarinë e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës, nga sot në ora 20:00 e deri të hënën në ora pesë të mëngjesit.

“Në bazë të vendimit të Qeverisë, pezullohen edhe veprimtaritë sportive. Vendimi ka të bëjë me aktivitetet në palestra, jo me ato në mjedis të hapur. Pra futbolli lejohet”, – ka thënë Alaj për mediat e Prishtinës. Në fakt, vendimi i Qeverisë pezullon edhe pikën 12 të një vendimi të 1 nëntorit, që thotë:

Lejohen veprimtaritë sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjes mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19.

Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive. Madje në vendimin e së premtes thuhet se kjo pikë pezullohet për kohë të pacaktuar. Pra sporti pritet të pezullohet më shumë se për fundjavë edhe në Kosovë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV