Hoti mbledhje urgjente me ministrat që në mëngjes, ja arsyeja

Pas arrestimit të presidentit Hashim Thaçi në Hagë ku po mbahet në dhomat e paraburgimit, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka thirrur sot në ora 09:00 mbledhje të ekzekutivit.

Në një njoftim të nisur nga Qeveria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në mëngjes, megjithatë, nuk janë dhënë detaje për pikat e rendit të ditës.

Pas kësaj mbledhje, Hoti do të dalë të flas në konferencë para gazetarëve.

Mbledhja e Qeverisë do ketë në fokus arrestimin nga Specialja të ish-presidentit të vendit, Thaçi, pasi dha dorëheqjen ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

la.mi/Fjala.al