Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe SHBA, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, analizon zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe gjykon se politika e jashtme e Trump ka “cënuar” interesat tona kombëtare, deri në rrezikimin e kufijve në Kosovë.
Nga Roland Qafoku
-Donald Trump nuk duket sikur ka mbaruar shkollë ushtarake. Si ka mundësi? Është shumë i shpenguar, debaton me gazetërët…
Është një mënyrë edukate e brezit të ri, sidomos nga shoqëria e lartë amerikane sepse nuk ka stadet e zhvillimit të shoqërive europiane që nga feudalizmi, ose mbretëria absolute etj.
Në Amerikë, elita e re kërkonte që të kishte brezin që do të vazhdonte politikat e saj dhe në këtë kuptim, po të shikosh, të gjithë presidentët e Amerikës vijnë nga tre drejtime: ose janë diplomatë të shquar, Sekretar Shteti, ose janë senatorë, ose gjeneralë të cilët kanë shkëlqyer në veprimtarinë e tyre.
Në Amerikë, njerëzit që duan të çajnë e shikojnë me shumë privilegj futjen në Ëest Point ose në një akademi ushtarake e Neë York-ut si Donald Trump. Por nga ana e edukimit është pothuajse perfekt pasi pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në New York, ai studioi në një nga qëndrat më të mira të biznesit, në Penn University të Pensilvanisë.
Pra, edukimin e ka të plotë. Në këtë kuptim, kjo është përgatitja e elitës që kalon edhe nëpërmjet shkollave ushtarake. Trump e ka të vështirë të pranojë humbjen sepse lidhet me personalitetin e tij.
Ka një intuitë shumë të mirë si biznesmen. Ka futur për herë të parë mënyrën transaksionale. Për Trumpin çdo gjë negociohet. Mua në fillim më pëlqente sepse ka nevojë për ndryshime demokracia.
-Ju jeni dakord që në presidencën Trump u vu në diskutim kufijtë shtetërorë të Kosovës?
Po. Dhe po të fitojë prapë është në rrezik. Në 2016 erdhi një mënyrë tjetër qeverisje. Dhe kjo ishte mënyra më e mirë e administratës Trump. Njeri i shpenguar, njeri biznesmen, mendonte t’i zgjidhte të gjitha në mënyrë transaksionale, dhe të negocionte për çdo gjë.
Çështja e Kosovës u trajtua më shumë nga pala amerikane në dy aspekte si një çështje që mund të negociohej për të fituar aleanca të reja, sidomos me Rusinë, dhe për të bërë një rindarje të zonës së tyre të influencës.
Dhe kjo është ajo që bën reagimin e madh të shumë demokracive të tjera sepse është një njeri që ka një vizion krejt ndryshe. Trump nuk mendon për aleanca traicionale, si NATO, euroatlantizmi, etj, por mendon të një aksi britanik ku futen SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, ku Europën e shikon si një jo partner të barabartë por si një shtet ose bashkësi shtetesh e cila duhet të vijë te SHBA-të, jo në parimet e bashkëveprimit ose barazisë.
Duke parë këtë situatë që presidenti Trump ngriti, prishi mënyrën tradicionale të politikës së jashtme dhe krijoi mbisovranitetin dhe respektimin e politikës së vendeve të veçanta. Domethënë, nga një botë demokratike që bashkëvepronte, krijoi që çdo vend të ketë sovranitetin e tij dhe të veprojë si një kështjellë e vetme në këtë politikë globale.
-Rama kishte të drejtë në deklaratën e tij që bëri për Donald Trumpin?
Si deklaratë unë nuk kam asgjë kundër. Por problemi ishte që Edi Rama e bëri në pozicione kienteliste. Sepse në atë moment ndihej që do fitonte Hillary Clinton. Stafi i Hillary Clinton e kërkoi këtë mbi një sërë liderësh, por vetëm Rama guxoi dhe e tha. Unë i thashë ke bërë gabim, që në fillim.
Ne jemi të destinuar të bashkëjetojmë me SHBA-të sepse na lidh një histori shumë e madhe, jo interesi. Për ne nuk ka rëndësi kush vjen. Në këtë kuptim ky ishte një gabim politik sepse Rama në këtë moment nuk përfaqësonte veten e tij, por Shqipërinë.
Demokratët i krijuan mundësinë ta thoshte në CNN. Këtu nuk është që Rama besonte që ky nuk është njeriu i duhur dhe mund të ketë bërë gabime. Rama donte të përfitonte në këtë moment.
-Si parashikohet Biden si president lidhur me çështjen e Kosovës?
-Do ketë të njëjtën linjë. Ajo që është pozitive për pjesën tonë është që nuk do të jemi pjesë e skenarëve të surprizuar. Do jemi në linjat tona që ne i dimë. Atje ku e ka lënë Clinton, Obama, tradita.
Sepse duhet të kemi parasysh një gjë. Çështja e Kosovës nuk ishte veprimtari vetëm e administratave demokratike, por është një konsensus i madh i Ëashingtonit, i dy palëve, i demokratëve dhe i kongresmenëve.
Biden do ketë kthimin në normalitet dhe rrugën që ne e njohim. Për Biden, sovraniteti i Kosovës nuk negociohet. Në këto pozita që kishim ra dhe elita politike për qëllime të ndryshme, edhe në Kosovë dhe në raste të caktuara edhe në Shqipëri.
-SHBA ka pasur një lloj tërheqjeje dhe një mungesë interesi ndaj politikës në Shqipëri. Nga njëra anë SHBA ka qenë mbështetëse e reformës në drejtësi, por nga ana tjetër e kanë lënë të lirë kryeministrin Rama për të krijuar atë prepotencën, arrogancën. Sepse marrëveshja e 5 qershorit ose u prish ose mbeti, kur flet Amerika o ke gabim, o e ke mirë.
Edhe këtu ka patur lëshimë, por përse ndodh kjo. Sepse fillimisht, ka munguar një strategji në Departamentin e Shtetit ndaj edhe politika e jashtme që kanë bërë SHBA-të ndaj rajonit apo dhe vendeve të veçanta duke përfshirë dhe Shqipërinë ishte në funksion të lidhjeve lobiste që për hir të faktit, udhëheqësit ballkanikë që kërkonin ndryshime në Ballkan kanë bërë në mënyrë madhore në SHBA.
Në këtë kuptim, kjo politikë për të ruajtur këto ekuilibrat që janë, ka qenë e kondicionuar nga disa lëvizje të tjera që priteshin.
-Rama a e kopjon Trumpin në raport me gazetarët?
Po. Tani nuk dihet kush është origjinali, por këto janë taktika elektorale sidomos të njerëzve që nuk kanë përmbajtje të madhe por janë shumë ekspresivë që masin nga performanca e tyre mediatike.
Rama merr Trumpin si model, por është pak më i avancuar sepse i fut në një kazan të madh dhe i përzien aty të gjithë. Trumpi thotë “fake neës”, janë çështje të PR të telekomunikacionit modern, sepse jo të gjithë lexojnë, kanë mundësi. Mjetet e komunikimit sot janë afërsia e shkëmbimit të informacionit me teknologji dhe rrjetet sociale.
-Gjatë kohës që keni qenë ambasador në SHBA, cila është një situatë apo ngjarje që iu ka mbetur në mendje?
-Ajo që e bëri të diferencuar kohën që shërbeva unë, ishte fat i madh që çështja e Kosovës doli në pah.
Dhe ishte interesi i institucioneve amerikane apo edhe të institucioneve të politikës ndërkombëtare që kërkonin të ishin prezent, gjë që e rriti rolin e diplomacisë shqiptare dhe për këtë ne jemi gjithmonë shumë mirënjohës sepse mësuam çfarë është e nevojshme, hoqëm një pjesë të ndrojtjes.
Në aspektin diplomatik unë kam pasur shumë miqësi me një nga miqtë më të ngushtë dhe krahun e djathtë të Albright-it, ambasadorin Peter Burleigh. Dhe i ishte një personalitet shumë i madh.
Dhe e mbaj mend, një ditë më jep një këshillë: Shiko, një ambasador i mirë, duhet të krijojë marrëdhënie të rëndësishme sidomos në OKB, edhe me Kinën dhe Rusinë.” Ne kemi atë konceptin e ndarjes, janë reminishenca të komunizmit. Ky ishte një mësim i madh nga një diplomat i madh amerikan.
-Më thoni diçka për Nancy Pelosin. Është armikja numër 1 e Donald Trump.
Amerikanët bazohën në çështjet e meritës. Eksperimentet që të vëmë brezin e ri, nëse nuk është i konsoliduar nuk ecin. Duhet të bëhet në bazë të eksperiencës, të punës që kanë bërë, meritave të tyre.
Të ketë një rregullsi edhe në diplomaci, ose dhe në politikë. Ka një meritë. Njerëzit të vlerësojnë nga kontributi i tyre. Në SHBA, Pelosi ose Joe Biden është vlerësuar nga qëndrimet që ka mbajtur në politikën e jashtme. Ka pasur një autoritet për një kohë të gjatë.
-Shiptarët atje janë ndarë sikur po votojnë për Ramën dhe për Bashën. Çfarë duhet të bëjë komuniteti shqiptar në Amerikë?
Kanë punë për të bërë. Sepse komuniteti jonë është më i paintegruari. Brezi i ri është shumëi avancuar.
Brezi im ka mbetur me kokën në Shqipëri dhe këmbët në Amerikë. Në pritjet që bënim në të ambasadës, vinte njëri dhe më thoshte: unë jam me mbretin, tjetri më thoshte: unë jam me Enverin.
Ziheshin aty në sallë. Tjetri ishte me Ramizin. Kanë mbetur në momentin që kanë ikur. Ata kanë avancuar shumë, por mbeten peng i asaj ore që janë larguar nga vendi i tyre.
-Dritan Nesho është djali i Agim Neshos. Një djalë i cili është diplomuar në Harvard dhe që bën krenar jo vetëm familjen. Tani çfarë bën djali juaj?
Është CEO i një kompanie që merret me çështjet e teknologjisë dhe është pjesë e një grupi The Staguell Group, që është CEO i Microsoft. Djali është drejtues i kësaj kompanie.
-A është pjesë e lobit shqiptar atje?
Pak, sepse lobi duke qenë ashtu siç e shpjeguam ne është edhe shumë inert në pranim. Të rinjtë kërkojnë rregullat e tyre të lojës.
la.mi/Fjala.al