Rama viziton shkollën e sapohapur prej Rindërtimit, nuk heq dorë nga pasioni i vjetër

Rama ka inspektuar shkollën e parë të sapohapur prej procesit të Rindërtimit, ”Shaqe Mazreku” e cila ka pritur për herë të parë nxënësit pas shembjes prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kjo është shkolla e parë nga 137 që do të rindërtohen, teksa Rama sot ka shkuar për të vizituar nxënësit dhe mësuesit.

Gjithashtu ai nuk ka ”harruar” pasionin e vjetër basketbollin, duke realizuar një kosh tek fusha e re e shkollës, edhe pse me vështirësi.

“?Durrës – Fëmijët dhe mësuesit rikthehen në shkollën “Shaqe Mazreku”, që e kanë gjetur pakrahasimisht ndryshe nga dita kur tërmeti i detyroi të largoheshin nga shkolla? ??‍??‍??

? Si kjo shkollë do shkëlqejnë të gjitha shkollat e kësaj rilindjeje shembullore pas shkatërrimit të nëntorit të shkuar?

#Vizion #Punë #Durim”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al