Regjistrohen 728 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19 në Kosovë

Situatë e rëndë në spitalet e Kosovës , mbi 400 personel shëndetësor me Covid-19

Autoritetet kosovare kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 728 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.827 tamponë nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 728 prej tyre.

Ndërsa 12 pacientë nuk mundën të fitonin betejën me Covid-19. Lajmi i mirë është se 60 pacientë u shëruan nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 22,934, i viktimave në 732 dhe i të shëruarve në 15,981. Raste aktive aktualisht janë 6,221./r.g/Fjala.al