Sekuestrimi i 2.6 ton marjuanë /Droga u ngarkua në Lushnje, pranga dy organizatorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2.6 ton kanabis që u sekuestruan në Mal të Zi, janë vendosur në kamionin që transportonte fruta perime, në një magazinë në Lushnje.

Nga hetimet policia dhe prokuroria kanë dalë në përfundimin se kamioni i cili hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës, ka devijuar itinerarin në Elbasan dhe ndaloi në Lushnje ku u ngarkua sasia e madhe e drogës.

Nga Elvis Myrta

Dy persona, të dyshuar si të përfshirë në trafik ndërkombëtarë të drogës kanë rënë në prangat e policisë. Në pranga përfunduan Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku. Arrestimi i tyre u bë i mundur pasi ata akuzohen se kanë tenteuar të kalojnë plot 2.6 tonë marjuanë nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas burimeve zyrtare të policisë kamioni është ngarkuar me drogë në Lushnje në një magazinë që është në pronësi të 41-vjeçarit Përparim Shurdhi.

Ky shtetas, prej gushtit të viti  2009 disponon në Lushjë një biznes që ka si objekt punime ndërtimi, armaturë, punime hekuri, mure tulle, suvatim, shtrim pllakash dhe lyerje me bojë, punime saldimi dhe bar-kafe-restorant.

Pikërisht në këtë biznes, dyshohet të jenë ngarkuar kutitë e mbushura me 2.6 tonë drogë në kamionin e kapur në Malin e Zi.

Ndërkohë, së bashku me të ka rënë në pranga dhe Arlind Tabaku 36 vjeç, si edhe është shpallur në kërkim një tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Shurdhi dhe Tabaku, të dy banues në Lushnje, për policinë janë persona të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun e drogës dhe për këtë sipas uniformave blu ka prova të shumta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Operacioni është zhvilluar nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Fierit nën drjetimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Gjithashtu organet ligjzbatuese tona kanë bashkëpunuar ngushtë, duke shkëmbyer informacione të vazhdueshme edhe me autoritetet Malazeze.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, dërgoi në vendin fqinj, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike.

Në lidhje me këtë ngjarje, në Mal të Zi është arrestuar dy ditë më parë shoferi i kamionit, Ervis Çalliku, i cili këtë të enjte ka dal para trupit gjykues në Podgoricë dhe është mësuar më masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë.

Ndaj të arrestuarve, rëndojnë akuzat për veprën “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”. Droga u kap mbrëmjen e së martës brenda një kamioni në Malin e Zi që kishte kaluar përmes territorit të vendit tonë nga dy pika kufitare, Kapshtica dhe Hani i Hotit, me destinacion Gjermaninë.

Policia

Pas sekuestrimit të një ngarkese prej 2.6 tonë kanabis në Mal të Zi, Policia e Shtetit ka bërë me dije se veç shoferit të kamionit, kanë rënë në pranga edhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për trafik droge.

Uniformat blu në njoftimin zyrtar që kanë dhënë për mediat thanë se tetativa e trafikut të sasisë së lëndës narkotike është zbardhur pas një hetimi të përbashkët mes policisë së shtetit, prokurorisë së Shkodrës dhe autoriteteve malazeze.

“Hetimet e përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze zbardhën tentativën për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.

Gjatë operacionit, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, janë kapur dhe vënë në pranga dy prej personave të përfshirë në tentativën për trafikimin e një sasie marijuane, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtor.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacione paraprake me homologët malazezë, dërgoi në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Lexo edhe :  “Non grata” nga SHBA-ja/ Berisha: LaCivita nuk ka tagër për të lobuar

Pas hetimeve të përbashkëta dhe një pune intensive hetimore të bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, duke u përfshirë disa Drejtori Vendore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje, identifikimi dhe lokalizimi i dy prej personave të përfshirë në tentativën për trafikimin e sasisë së marijuanës të kapur në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit (Bozhaj)”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Arlind Tabaku 36 vjeç dhe Përparim Shurdhi, 41 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër. Në cilësinë e provës materiale dy të arrestuarve u janë sekuestruar prova të shumta që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe homologët, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

“Si rezultat i punës së mirorganizuar, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Fier, u bë kapja dhe ndalimi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, i shtetasve A. T., 36 vjeç dhe P. Sh., 41 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.

Nga veprimet e para rezultoi se kamioni me drejtues shtetasin E. C. ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të shtetasit P. Sh., i ndihmuar nga shtetasi A. T. dhe personi i shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar prova të shumta që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe homologët, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të”, e mbyll deklaratën e saj policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Kujtojmë se ditën e djeshme u arrestua drejtuesi i kamionit ku ishin fshehur përmes frutave 2.6 ton kanabis. Kamioni kishte destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Sekuestrimi i marjuanës në Mal të Zi

Sasia e konsiderueshme prej 2.6 ton marjuane, u kap tri ditë më parë nga policia malazeze në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar. Droga e kapur në podogoricë u mbush nga trafikantët në Shipëri.

Fillimisht për këtë ngjarje në pranga përfundoi shoferi i kamionit shtetasi Elvis Çalik. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë, më konkretisht sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Administratës Doganore, ndërsa bëhet e ditur se droga u gjet në një kamion që kishte shkelur territorin malazez përmes pikës kufitare të Bozajt.

Pas kapjes së marjuanës në deklaratën për shtyp, policia malazeze sqaron se operacioni u krye pas një hetimi në rrugë operative dhe synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Malit të Zi në vendet e Evropës Perëndimore.

Ndaj 40 vjecarit shqiptar është ngritur akuza e trafikut të drogës, ndërsa janë kërkuar të dhëna edhe nga pala shqiptare nëse i arrestuari ka pasur apo jo precedentë të mëparshëm penalë. Kamioni kalonte tranzit drejt vendeve të BE dhe kishte një ngarkesë  me fruta dhe perime.

Oficerë të antikontrabandës gjatë kontrollit gjetën nëntë paleta që përmbajnë lëndë narkotike e llojit marihuanë me një peshë totale prej rreth 2 ton.

Një person i dytë është proceduar gjithashtu penalisht me dyshimin si i përfshirë në trafikun e drogës. Dje policia shqiptare arrestoi edhe dy persona të tjerë që kanë lidhje për këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë...

Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në...

Presidenti i Emirateve viziton Tiranën, Rama: Marrëdhënie më të ngushta

Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan vjen sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Duke njoftuar...

Leku ‘mbyt’ euron, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 23 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë. Franga...

Mbahen sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e...

Lajme të tjera

Web TV