Vrasja në Malësinë e Madhe/ “Arrest me burg” për babain e autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Arrest me burg” është masa që Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë për Rrok Pepaj, babanë e Danjel Pepaj. Ky i fundit është i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe.

Policia arrestoi më herët Rrok Pepaj si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit të Danjel Pepaj që ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Gjykata e shkallës së parë e la me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin Rrok Pepaj ndërsa të njëjtën masë siguria dha edhe gjykata e apelit në Shkodër.

Unë nuk kam asnjë lidhje me kultivimin e kanabisit. Nuk kam patur asnjë dijeni për parcelën dhe nuk e di nëse është e djalit tim apo jo sepse nuk më ka thënë asgjë. Unë nuk e di as sot se ku e kam djalin tim dhe për më tepër nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur.

Nuk kam patur asnjë informacion as gjatë atyre ditëve dhe as tani më mbrapa. Unë nuk kam komunikuar me djalin tim as ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe as më pas dhe nuk kam asnjë informacion për të nëse është i gjallë apo i vdekur.

Unë kam dalë bashkë me policinë për të kërkuar për viktimat sepse flitej se mund të ishin vrarë. Parcelën e drogës dhe viktimat afër saj i ka gjetur policia dhe më pas mua më kanë thënë policia se parcela është e jotja dhe se jam bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit por në fakt unë nuk kam asnjë lidhje me kanabisin.

Unë kam kërkuar bashkë me policinë por pa e ditur se ku mund të ishin trupat ose parcela, thjeshtë kam dalë për të kërkuar bashkë me policinë për të parë se çfarë mund të kishte ndodhur”, ka deklaruar Rrok Pepaj përpara gjykatës së apelit./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

 

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV