Erkand Qerimaj bashkohet me PS: Sa herë shkoj në Shkodër, them si nuk e kemi edhe ne një kryetar si Veliaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erkand Qerimaj, djali i rekordeve e kampioni që na ngre peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve i është bashkuar Partisë Socialiste.

Nga Lapraka ku u shfaq në krah të Veliajt bashkë me familjen e tij të re, Qerimaj shprehu mirënjohjen kryebashkiakut të Tiranës jo vetëm për mbështetjen që i ka dhënë sportit, por edhe për kushtet në çerdhe dhe nëpër kopshte për të më vegjlit. Kampioni i peshëngritjes shqiptare ironizoi edhe kryebashkiaken e djathtë Voltana Ademi, teksa tha se një si Erion Veliaj i duhej edhe Shkodrës.

“Urime për fushën e re. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë për gjithë punën që ka bërë për sportin, duke bërë terrene të reja sportive, palestra të reja, dhe për ne sportistët elitarë, rritjen e trajtimeve dhe një punë shumë të mirë që normalisht edhe ne e kemi treguar me medalje dhe e kemi shpërblyer gjithë këtë përkushtim. Unë edhe si prind, për këtë kam sjellë edhe djalin, për kushtet në çerdhe dhe kopshte, dhe mendoj që gjithë kjo punë që është bërë duhet të vazhdojë përsëri. Dhe jo pa qëllim i mora dhe medaljet me vete, njëra është me timon, që ta marrë timonin vetëm përsëri. Dhe sa herë shkoj në Shkodër, si shkodran që jam, them si nuk e kemi edhe ne një kryetar si Erion Veliaj, që të bëjë punë kaq të mira siç po bën në Tiranë”, u shpreh Qerimaj.

Mjaft personalitete të sportit i janë bashkuar së fundmi PS duke u shfaqur në krah të kryebashkiakut Veliaj për një mandat të tretë të PS në krye të punëve të vendit./r.g/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV