Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes që do të mbahet ditën e martë, më 10 nëntor dhe do të drejtohet nga Bullgaria dhe Maqedonia.
Samiti i cilit do të mbahet në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’, do të hapet nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Seanca plenare do të nis në orën 11:25 dhe do të diskutohet rreth ‘Tregut të Përbashkët Rajonal’, ku do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve.
Mësohet se Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanovic./r.g/Fjala.al