“UÇK, organizatë kriminale”. Reagon deputeti Halit Valteri mbas deklarates së deputetes së Bundestagut Sevim Dağdelen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja gjermane me origjinë turke e partisë së ekstremit të majtë “DIE LINKE”, Sevim Dağdelen ka kritikuar ashpër UÇK duke e cilësuar si ushtri kriminale.  Lidhur me këto deklarata ka reaguar deputeti i opozitës Halit Valteri i cili shprehet se gjuha e përdorur prej saj është ajo e Sllobodan Millosheviçit në kulmin e gjenocidit serb në Kosovë, atëherë kur grave shqiptare shtatzëna iu nxirrej fetuesi nga barku.

Shumë i pikëlluar nga deklarata e deputetes gjermane me origjinë turke, Sevim Dağdelen. Kjo zonjë guxoi deri aty sa të quajë UÇK-në ushtri kriminale. Gjuha e përdorur është ajo e Sllobodan Millosheviçit në kulmin e gjenocidit serb në Kosovë, atëherë kur grave shqiptare shtatzëna iu nxirrej fetuesi nga barku, ndërsa meshkujt ekzekutoheshin dhe zhdukeshin në varre masive. Janë 5 mijë shqiptarë të Kosovës të zhdukur nga gjenocidi i ’99. Janë 5 mijë nëna dhe baballarë që nuk kanë një varr ku të qajnë fëmijët e tyre. Është e njëjta gjuhë që u trashëgua më pas nga terroristët e tjerë shtetërorë serbë, deri tek një pjesë e atyre që qeverisin sot Beogradin, ndërsa fijet i gjejmë edhe te disa syresh në Prishtinë dhe Tiranë”, shkruan Valteri.

Sipas deputetit Valteri deklarata e kësaj ligjvënësje gjermane, por me rrënjë turke, shkon kundër frymës së miqësisë vëllazërore shqiptaro-turke, por edhe partneritetit prej dekadash tashmë mes shqiptarëve dhe Gjermanisë.

“Është shëmbëlltyra më kuptimplotë se deri ku ka arritur propaganda serbomadhe duke tjetërsuar historinë dhe të vërtetën, duke mëshiruar aktorët gjenocidialë dhe përçudnuar viktimën.

Edhe sot e kësaj dite falangat e Millosheviçit janë ende aktive në funksion të propagandës serbomadhe dhe antishqiptare, duke shkuar deri aty sa ish-drejtuesit e UÇK-së enden nëpër dyert e Gjykatës së Hagës prej akuzave të stisura dhe të sponsorizuara nga Beogradi”, shton ai.

Lexo edhe :  “Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Në fund të shkrimit Halit Valteri kërtkon nga ministritë e Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe nga të dyja qeveritë të dënojnë këtë deklaratë të papërgjegjshme të Sevim Dağdelen. “Si dhe t’i bëhet me dije zonjës në fjalë që ta lexojë historinë në anën e duhur dhe jo atë që kanë prodhuar mbetjet e Millosheviçit kudo qofshin, jo vetëm në Beograd por edhe satelitët e tyre në Tiranë e Prishtinë. Të mbahet një qëndrim i fortë dhe unifikues kundër përndjekjes së liderve të politikës së Kosovës dhe ish-komandantëve të UÇK. Të reagojmë tani, sa të mos jetë vonë. Lufta e UÇK është e shenjtë. Lavdi përjetë HERONJVE!”, përfundon reagimin e tij Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PD që nuk ndryshon kurrë! Vetëm 14 deputetë futen për herë të parë në Parlament

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit,...

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano…

Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga Interi pas tre vitesh, por...

10 turistë zhduken! Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky

Një grup turistik prej dhjetë personash ka humbur kontaktin në zonën e vullkanit Baransky, në ishullin Iturup të Kurilit të Madh, njoftoi kreu i...

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e...

Prapaskenat tek Dortmundi, babai i Bellingham konfrontohet me trajnerin Niko Kovac

Drama shpërtheu te Borussia Dortmund pas raportimeve se prindërit e Jobe Bellingham u përpoqën të konfrontojnë trajnerin Niko Kovac, pas zëvendësimit të mesfushorit gjatë...

Lajme të tjera

Web TV