Menjëherë sapo mësoi se rrjetet televizive e kishin shpallur fitues Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump mori disa momente të shtunën, për të pozuar me një nuse në klubin e tij të golfit në Sterling, Virginia.
Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sapo kishte zbritur nga karroca e tij e golfit dhe po hynte në shtëpinë e klubit, kur pranë tij kaloi një çift që po bënte fotografitë e dasmës.
E pavarësisht presioneve të mëdha të fushatës së tij të rrënuar, Donald Trump u sigurua që të ndalonte dhe të fliste me nusen, përpara se të pozonte me të edhe për një fotografi.
Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Trump shfaqet duke buzëqeshur para kamerës së bashku me nusen dhe shoqërueset e saj./Bl.Ba/Fjala.al