Gjylameti, Metës: Vazhdon të jesh ‘JO President’, s’mund të fshihesh pas Kushtetutës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Socialiste Blerina Gjylameti e cila ka qenë dhe nismëtare e këtyre ndryshimeve ligjore ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta që ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për gjendjen civile”.

Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti thekson se përmes këtij vendimi, Presidenti Meta po pengon zhvillimin e vendit, pasi ligji për Gjendjen Civile që ai kthehu ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin , nxit bizneset dhe sipërmarrjen .

“Presidenti vazhdon të jetë JO President! Të kthesh ligje që nxisin planifikimin urban është si t’i japësh zë ngadalësimit për zhvillimin e vendit.

Ligji për Gjendjen Civile në lidhje me deklarimin e vendbanimit nuk cënon në asnjë pikë parlamentarizmin shqiptar dhe aq më pak të sjellë kaos në zgjedhje.

Ligji në fjalë ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin , nxit bizneset dhe sipërmarrjen duke ndihmuar sfidën demokratike të decentralizimit, të cilën mesa duket Presidenti JO President e konsideron në PARANOJË si një ligj që cënon statutin e partizës së tij”, thekson Gjylameti.

Deputetja socialiste i bën thirrje presidentit Meta që të mos fshihet pas Kushtetutës kur në fakt është ai që e cënon atë.

“Nuk mund të fshihesh pas Kushtetutës kur do t’i bësh keq kushtetutës, nuk mund të cënosh përfaqësimin kur do t’i bësh keq unitetit.

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtën legjitime të ushtrojë aktivitetin e tij aty ku vendbanon dhe kontribon si dhe të marrë të shërbimet e nevojshme nga institucionet qëndrore e vendore.

Heqja e penalitetit ka treguar që nxit formalizimin dhe përmirëson planifikimin më të mirë të investimeve dhe shërbimeve ndaj tyre.

Barazia, përfaqësimi i komuniteteve dhe diversiteti është shembull unikal i demokracive.

Ndaj Presidenti JO President Ilir Meta duke kthyer këtë ligj sot tregon dobësinë e madhe dhe mosmirënjohjen për origjinën e tij, të cilën e ndalon sot të integrohet”, shprehet Gjylameti.

Lexo edhe :  Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Gjatë prezantimit të nismës në Kuvend, deputetja nismëtare Gjylameti sqaroi se nëpërmjet amendimeve të ligjit ekzistues “Për gjendjen civile” synohet shfuqizimi i masës administrative të vendosur për mosregjistrimin e vendbanimit të ri brenda një afati 30-ditor.

Sipas, Gjylameti, heqja e masës administrative do të sjellë adresimin dhe ndarjen më të mirë të investimeve publike në të gjithë vendin.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Altin Dumani u përlesh fizikisht me gjyqtaren? Reagon GJKKO ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar ndaj akuzave të kreut...

IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar verifikimin e ndërtimeve pa leje. Inspektorët...

Zjarr në malin e Dukatit/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen menjëherë në spital

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të...

Dash Sula: Në PD mungon analiza, sulmohen të rinjtë që duan ta sjellin në pushtet

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë...

Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV