Investimi i “Integrated Energy BV SPV”, që ndryshoi jetën e shumë nënave dhe fëmijëve
Alda H. është nëna e 2 fëmijëve. Një djali në moshën 7-vjeçare dhe të një vajze që në janar bën 2 vjeçe. Ajo çdo ditë, që në orën 6.30, sjell vajzën në kopshtin “Çamarrokët e Vegjël” në Kombinat, pasi punon në një fasoneri në perifeferi të Kombinatit. Ajo ndjehet mjaft e lumtur, jo vetëm se ka një zgjidhje e cila nuk e pengon për punën e saj, por edhe për kushtet e mrekullueshme, siç shprehet ajo, me të cilat rritet vajza e saj në këtë kopësht.
“Kam përjetuar të dyja kohët në këtë kopësht pasi më parë sillja djalin. Ishte një ferr i vërtetë. Mure me lagështirë, tualete skandaloze, godinë ku banonin edhe familjarë që kishin zaptuar kopshtin. Përveç kushteve të këqija infrastrukturore, një tjetër problem për shumë prindër si unë në Kombinat ishte edhe mbipopullimi nëpër grupe, pasi godina ishte tepër e vogël për të përballuar numrin e lartë të kërkesave. Kurse sot situata është dita me natën”, shprehet Alda.
Dhe kjo është mjaft e vërtetë. Falë investimit të “Integrated Energy BV SPV”, kopshti Çamarrokët e Vegjël” në Kombinat, mund të vlerësohet si një nga kopshtet më të mira jo vetëm në Kombinat, por edhe në të gjithë Tiranën. Është një oaz që dhe shumë kopshte do ta kishin zili.
Kopshti dhe çerdhja ka tashmë një kapacitet prej 180 fëmijësh, ndriçim të plotë, sistem ngrohje dhe ftohje, hapësira të gjelbërta, si dhe kushte thuajse ideale sanitare. Shërbimet që ofrohen aty janë nga më të larmishmet, duke filluar që nga ato të kujdesit shëndetësor, pasi kopshti ka psikolog, logoped dhe mjek, por edhe punonjës social.
Guzhina është një tjetër investim i “Integrated Energy BV SPV”, e pajisur me mjetet më moderne për gatime cilësore. Kopshti është i pajisur edhe me shkallë emergjence, që thuajse nuk i kanë kopshtet e tjera. Menuja për fëmijët e vegjël dhe ata më të rritur jepet sipas grup-moshave.
Por nuk janë vetëm këto elementë ato që e bëjnë kopshtin “Çamarrokët e Vegjël” në Kombinat, një oaz për një rritje në kushte optimale të fëmijëve. Për vogëlushët ka dhe një staf fantastik ku një edukator ka në ngarkim jo më shumë se 5 fëmijë.
Kopshti nga ana tjetër zbaton edhe një protokoll rigoroz për marrjen e fëmijëve, në zbatim të masave anti- covid, duke filluar që nga matja e temperaturës, dezinfektimi dhe shumë detaje të tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.
E gjithë kjo panoramë është një fakt që argumenton qartazi seriozitetin e investimeve të “Integrated Energy BV SPV”, jo vetëm në fushën e mjedisit për përpunimin e mbetjeve në Sharrë, por edhe në drejtim të krijimit të kushteve sa më të mira sociale për fëmijët, duke krijuar për ta mjedise ideale për rritjen e tyre pa asnjë dallim me kushtet me të cilat rriten fëmijët edhe në vendet evropiane.
Ja pse Alda, por edhe shumë nëna të tjera ndjehen tashmë mjaft mirë dhe mjaft të qeta për rritjen e fëmijëve të tyre në këtë kopësht dhe çerdhe, pasi ato më shumë se kushdo e ndjejnë se jeta e tyre ka ndryshuar./Bl.Ba/Fjala.al