Kryemadhi: Në 16 vite, LSI parti e grave dhe rinisë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu bëri thirrje grave dhe vajzave që të bëhen pjesë e politikës dhe të LSI-së. Ajo theksoi se kjo nuk do të jetë vetëm për fasadë, por që roli i tyre të jetë vendimmarrës.

Nga njësia nr.7 në kryeqytet, Kryemadhi tha se; “kur je me të drejtën asnjëherë nuk humbet, por suksese në këtë betejë për të rivlerësuar pozicionin e gruas shqiptare”.

E di që është e vështirë. E di se pagat janë shumë të ulta, e di se mundësitë janë shumë të vogla. E di se për shkencëtarët e rinj kërkimi shkencor është zero në Shqipëri, e di që për mundësitë e zhvillimit të projekteve janë zero në Shqipëri janë thjeshtë fasadë dhe modele grabitjesh parash, por di se ju me energjinë me mendjen me dijen që vijnë për shkak të investimit tuaj të madh të familjeve tuaja, ta ktheni në investim kombëtar që ngremë atë sistem për të investuar tek të rinjtë dhe të rejat, për të investuar tek sistemi arsimor, për ta kthyer atë në mundësi që kur të mbarojnë të kenë një punë të mirëpaguar, për të krijuar një infrastrukturë të zhvillimit të agroturizmit, agrobiznesit, industrisë së transportit, naftës, të kërkimit shkencor, të menaxhimit të burimeve natyrore në miniera në naftë, dhe kudo t’i kthejmë në një efiçencë të plotë sepse jemi vendi më i pasur në burimet natyrore, por jemi vendi më i varfër në klasë politike. Prandaj ju ftoj të gjitha grave dhe vajzave që të bëheni pjesë e politikës, jo vetëm me votë por pjesë e vendimarrjes”, u shpreh Kryemadhi./Bl.Ba/Fjala.al