Rovena Dilo rrëfen konfliktin për lokalin: Do luftoj të marr pronën time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Rovena Dilo i është rikthyer edhe njëherë çështjes së ish-lokalit të saj, në tokën e të cilit po ndërtohet një pallat.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në rubrikn “Ti mund të këndosh”, ndërsa u shpreh se sot mund të ishte miliardere, por tokën që ia ka lënë gjyshja ia kanë marrë të tjerët.

Kujtojmë se lokali i Rovena Dilos u sekuestrua në vitin 2016, duke kaluar në pronësi të Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit, pasi këta dy e paditën këngëtaren dhe pretendonin se toka ishte e tyre.

Pjesë nga biseda:

Ardit Gjebrea: Ti pasi more kaq shumë para vendose të ktheheshe në Shqipëri që të bëheshe miliarderja që je sot? (qesh)

Rovena Dilo: Na i morën miliardat.

Ardit Gjebrea: Pse mund të bëheshin?

Rovena Dilo: Kur ke prona dhe talent edhe mund të bëhesh.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me lekun dhe pronat dhe miqësinë? Këtu ku erdhëm ka qenë bar Rovena dhe kemi shumë kujtime. Për fat të keq gjërat ndryshojnë në jetë dhe mesa di unë ti nuk je ndarë mirë nga kjo histori.

Rovena Dilo: Bar Rovena nuk ka qenë Bar Rovena, ka qenë toka e nënës sime dhe unë vazhdoj të luftoj për pronën e nënës sime dhe nuk do rresht së luftuari derisa ajo të shkojë tek njerëzit të cilët e meritojnë ta kenë.

Unë nuk e kam më, jemi në proces gjyqësor dhe pavarësisht se jemi në proces gjyqësor kjo ndërtesë po vazhdon të ngrihet, jemi në Shqipëri.

Ky është problem gjykata dhe shteti nuk funksionon ashtu siç duhet dhe unë gjej rastin të shpresoj se drejtësia në 2020 nuk do të bëjë më padrejtësi për të marrë pronën nga pronari dhe për t’ja dhënë atë njerëzve të cilët për fat të keq janë të fortët e politikës.  Jo vetëm pasuria ime u bë 0 por edhe pasuria e stërgjyshit 0.

Lexo edhe :  Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Kush e meriton “Topin e Artë”? Kjo është përgjigjja e legjendës Figo

Legjenda e futbollit botëror, Luis Figo, ka përmendur një lojtar jo edhe aq popullor si fitues të mundshëm të Topit të Artë. Sipas tij,...

Rama vjen “i relaksuar” nga NATO në Kuvend, paraqitja e tij duket si eveniment

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend. Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë,...

Socialistët votojnë vetëm! Miratohen ndryshimet për sportin, Sula, Braçe, Koçi abstenojnë

Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që...

Lajme të tjera

Web TV