Harta/ Kush janë zonat e kuqe me koronavirus në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është sot për sot e ndarë në tre zona në bazë të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Nisur nga rritja e rasteve dhe incidencës së përllogaritur në dy javët e fundit, Silva Bino tregoi zonat e kuqe, portokalli dhe të verdha.

“Në lidhje me përhapjen në vend ne kemi ndarë hartën e Shqipërisë në disa zona që janë zonat e kuqe, zonat portokalli dhe zonat e verdha. Në zonat e kuqe kemi Fierin, Gjirokastrës, Gramshin, Kavajën, Korçën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Te këto zona vërejmë një rritje më të lartë.

Zonat e tjera me portokalli kanë një incidencë më të ulët: Këtu kemi Beratin Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kononjën, Krujën, Kuçovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Skraparin, Shkodrën dhe Vlorën.

Zonat të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë deri në 58 deri në 100 mijë banorë të cilat janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo që kemi parë në dy javët e fundit kemi një rritje të incidencës dhe rritjes së rasteve”, tha Silva Bino./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV