Hashim Thaçi del para gjykatës në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë para trupës gjykuese në Hagë, ndërsa mbi të rëndojnë 6 akuza.

Ish-Presidenti Thaçi akuzohet për krime të luftës bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit menjëherë pasi i është konfirmuar aktakuza. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Më herët ditën e sotme para trupës gjykuese në Hagë u paraqit ish kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili tha se nuk është fajtor dhe kjo që po ndodh është padrejtësi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV