Politika amerikane në raport me Shqipërinë nuk ndryshon nga zgjedhja e presidentit të ri. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pasditen e sotme zhvilloi një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se diskutimi ishte i shkëlqyeshëm dhe SHBA-ja është krah për krah Shqipërisë për të vijuar partneritetin.
“Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe për të diskutuar për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë mbi Demokracinë, Mbrojtjen dhe Biznesin.
Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! KrahPerKrah” shkruan Kim.