Koço Devole, dimensionet e vërteta të një artisti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koço Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte po aq dhe karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh

Covid-19 vetëm as i rëndoi sëmundjen bashkëshoqëruese e për pasojë i mori dhe jetën. Dhe ikja e tij nga kjo jetë padyshim është një ngjarje e trishtë për artin shqiptar. Sepse nga nesër ai do të mungojë në apel. Pasi edhe kohët e fundit ishte në një aktivitet të përditshëm e të pandërprerë/ Pra, iste i pranishëm, për të na dhuruar sado pak humor…

…Mund të mbahet mend si “shoku Sillo”. Megjithatë jo vetëm ky është personazhi i tij emblematik. Dhe po t’i futesh legjendës së roleve që ka interpretuar në 50 vitet e jetës së tij artistike do të gjesh gjithfarë karakteresh edhe më interesant. “O hunderrooo”. “Shifni mor hundën tuaj, që e keni, na… sa një pallë…”. Në këtë mënyrë ai nuk do të harrohet kurrë për batutën e tij të pakursyer. “Se mbaj mend si më tha gruaja: pi një gotë dhe eja në orën 12 apo pi 12 gota dhe eja në orën një”. Dhe meqenëse ishte dhe skenarist i materialeve që interpretonte, madje dhe regjisor, edhe batutat mbeten gjithsesi pronë e tij.

Jetëshkrimi

Koço Devole u lind në Kuçovë më 28 nëntor 1945. Ishte aktor, skenarist dhe karikaturist. Rridhte nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.

Koço Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte po aq dhe karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në jetëshkrimin e tij zyrtar thuhet se në vitin 1946 familja e Koço Devoles u zhvendos në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Lexo edhe :  Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Në vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997 shkarkohet nga detyra për paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA.

Krijimtaria

Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”. Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri të RTSH-së në vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe regjisor në telekomeditë: “Çanta e zezë” 1986, “Gjuetia e fundit” 1992, “Të gjallë apo të vdekur” 1996,  “Çanta me nje milion” 1993, “Oreksi i madh” 1994, “Një ditë i çmendur” 1995, “Revolja e heroit” 1996, “Pushime në Romë” 1996, “Mos shko o trim” 1997, “Tre shokë pa shërbyesen” 2001, “Karafili dhe Kleopatra” 2001, “Milioneri” 2005, “Na ishte njëherë Shqipëria” 2009.

Në vitin 1997 së bashku me Agron Llakaj në “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati një shkëlqim të vërtetë. Koço Devole është autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Në vitin 2013 interpreton në serialin komik “O Sa Mirë ” në rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Me gjithë ulje-ngritjet e jetës, Koço Devole arriti të përfaqësojë veten dhe artin e tij, duke qenë një nga mjeshtrat e groteskut, satirës dhe humorit fin të skenës shqiptare.

Mesazhet

Në lidhje me vdekjen e artistit shqiptar, kanë reaguar me mesazhet e tyre të ngushëllimit zyrtarë të lartë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale shkruan se “Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve”.

Kryeministri Edi Rama po në rrjetet sociale shkruan: “Lamtumirë i shtrenjti Koço. U prehsh në paqe”.

Mesazh ngushëllimi ka përcjellë edhe lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. “Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me COVID-19. U prehtë në paqe”.

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një...

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë paraqitjeve publike - i parë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye...

Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

Një përplasje që po trondit peizazhin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara, ku dy nga figurat më të fuqishme të kohës, presidenti Donald...

Lajme të tjera

Web TV