Liga e Kombeve, një “rebus” kuqezi, skenarët e mundshme në prag të dy ndeshjeve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skenarët e mundshme në prag të dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares në Ligën C. Liga e Kombeve të Evropës luan në 10-ditëshin e dytë të nëntorit dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve dhe Shqipëria i luan të dyja në shtëpi, teksa pret më 15 nëntor Kazakistanin dhe, 3 ditë pas, Bjellorusinë.

Përtej miqësores me Kosovën, Shqipëria i ka sytë tek dy sfidat e fundit të grupit të 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës. Në fakt, ky grup ka dëshmuar të jetë krejtësisht i hapur, teksa vetëm Bjellorusia, që kryeson renditjen, ka grumbulluar 7 nga 12 pikët e mundshme, ndërsa dy ekipet e tjera, Lituania dhe Shqipëria, kanë grumbulluar më pak se gjysmën, 5, e Kazakistani vetëm 4 pikë.

Kjo renditje nënkupton se fati i kreut të grupit nuk është më në duart e Kombëtares kuqezi, teksa duhet që minimalisht bjellorusëve t’u shkasë këmba dhe rezultatet e skuadrave të tjera të shkojnë në favor të skuadrës së trajnerit Edi Reja. Shqipëria ka në favor të saj faktin se dy ndeshjet e fundit i luan në shtëpi, teksa pret më 15 nëntor Kazakistanin dhe, 3 ditë pas, Bjellorusinë.

Është e qartë që, edhe një barazim me kazakët do të nënkuptonte plotësisht dorëzim në betejën për vendin e parë, duke e bërë të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes së fundit me bjellorusët. Kuqezinjtë mund të bënin edhe me 4 pikë në dy përballjet e fundit, por vendi i parë do të shndërrohej në një rebus të vërtetë matematikor. Bjellorusët janë në pozicion më të favorshëm, jo vetëm për pikët e grumbulluara, por edhe për faktin se përballen vetë me dy rivalet e drejtpërdrejta në dy ndeshjet e fundit, teksa presin në shtëpi Lituaninë dhe vizitojnë Shqipërinë.

Lexo edhe :  Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Në rast të një barazimi me pikë në fund me Bjellorusinë, është Kombëtarja kuqezi që përfiton, pasi e ka fituar 2-0 ndeshjen e parë në Minsk, por, për të njëjtën arsye, skuadra e trajnerit Edi Reja rrezikon në rast të pikëve të barabarta me Lituaninë. Baltikëk fituan 1-0 në Tiranë dhe ndeshja e kthimit u mbyll me rrjeta të paprekura në Vilnius.

Sidoqoftë, me vetëm 3 pikë që i ndajnë 4 skuadrat e këtij grupi nga njëra-tjetra, janë të mundshme të gjitha hipotezat matematikore, nga ajo më e mundshme, e deri tek ajo më e paimagjinueshme, sa i përket vendit të parë që të ngjit një Ligë më lart, në Ligën B por edhe sa i përket vendit të fundit, që të çon në play-off-in e mbijetesës, në përfundim të të cilit 2 nga 4 skuadrat zbresin një Ligë më poshtë, në Ligën D.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht...

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se ish...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Lajme të tjera

Web TV