“Zonë risku”, ambasada: E detyrueshme të njoftoni nëse udhëtoni drejt Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në një zonë risku si Shqipëria dhe duan të hynë në Gjermani.

Sipas ambasadës, qytetarët e kanë të detyruar të njoftojnë për këtë fakt dhe në rast hyrjeje në Gjermani duhet të përcjellin të dhënat personale, vendqëndrimet, deri në 10 ditë para dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjetin e udhëtimit të përdorur.

Ajo informon se ky njoftim kryhet në rrugë digjitale dhe se si rregulla ka hyrë në fuqi prej ditës së djeshme. Po ashtu një kopje e njoftimit duhet të mbahet me vete.

“‼️ E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani ?

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de”, thuhet në njoftim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shpërtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e...

Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti...

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare ndaj bizneseve të vogla të...

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat...

Tragjedi në ajër/ Përplaset helikopteri, humb jetën 2 ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit

Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një përplasje...

Lajme të tjera

Web TV