Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT.
Një pacient raportohet se është hedhur pak minuta më parë nga kati i dytë i Spitalit Infektiv në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se ai prej disa ditësh ishte i shtruar në këtë spital.
“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.
Ky është rasti i katër i pacientëve që vetëhidhen nga spitali. Tre të parët janë hedhur nga spitali COVID/2.
Më 2 nëntor, një tjetër pacient me Covid, u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit.
Ndërsa dy javë më herët, po te “Shefqet Ndroqi”, një 29-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëflijuar.
Përveç dy të sëmurëve te “Shefqet Ndroqi”, një tjetër u hodh nga banesa e tij në Tiranë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/Bl.Ba/Fjala.al