Makina përplas fëmijën sapo zbret nga furgoni i shkollës, rëndë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident me pasojë një fëmijë të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë, ku një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë.

Si pasojë e përplasjes, fëmija ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se në momentin e aksidentimit, shoferi nuk i ka dhënë ndihmën e parë fëmijës, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por,...

Po nxitonte për në dasmën e saj, nusja kapet duke udhëtuar me 170 kilometra në orë

Një nuse në Florida, e cila ishte vonë në dasmën e saj, u ndalua nga policia derisa ishte në veturën që lëvizte me shpejtësi...

S’donin të paguanin, 2 turqit sherr me rojën e parkimit në Krujë! E godasin me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku një shtetas turk (që kishte edhe një shok me vete) ka goditur...

Hamasi tregon pengjet, Izraeli bombardon Gazën, mbi 90 të vrarë në orët e fundit

Rripi i Gazës nuk gjen paqe as për festën e Pashkëve. Raportohet për bombardime të ndryshme nga ushtria e Izraelit. Numri i të vdekurve...

Google më në rrezik se kurrë për t’u shpërbërë

Pas gjysmë dekade duke luftuar për të mbajtur të bashkuar “perandorinë” e saj, Google është dobësuar. Kompania po përballet me një luftë me dy fronte...

Lajme të tjera

Web TV