Marash Kumbulla infektohet me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla bën me dije përmes Intagramit të tij se është i prekur me COVID-19.

Ai njofton se ka rezultuar pozitiv në testin e kryer së fundmi dhe fatmirësisht nuk ka asnjë simptomë. Lajm i keq për kombëtaren tonë, që duhet të heqë dorë nga mbrojtësi për ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi i Romës nuk është i vetmi që mungon, pasi më parë është konfirmuar mosprania e Dermakut, Mihajt dhe Mersinajt për arsye dëmtimesh.

“Përshëndetje të gjithëve! Pas testit të fundit të kryer kam dalë pozitiv për COVID-19, por për fat të mirë nuk kam asnjë simptomë.

Askush nuk mund të thotë se është i sigurt nga ky virus, kështu që unë do të doja t’ju sensibilizoja të gjithëve që të shmangni sjelljet që mund t’ju rrezikojnë ju dhe të tjerëve.

Një përshëndetje për të gjithë fansat dhe ndiej keqardhje për të gjithë ata që po kalojnë momente të vështira. Shihemi së shpejti në fushë”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale.

l.mi.Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV