Raporti paraprak i zgjedhjeve në SHBA: Nuk u konstatua asnjë parregullsi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëzhguesit ndërkombëtarë nga Organizata e Shteteve Amerikanë (OAS) në një raport paraprak kanë deklaruar se gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, nuk pati asnjë rast parregullsie apo mashtrimi.

Delegacioni i vëzhgueseve përfshiu 28 ekspertë nga 13 shtete që studiuan procesin zgjedhor në Xhorxhia, Iowa, Maryland, Michigan dhe Distriktin e Kolumbisë. Numri i ulët i ekspertëve erdhi si pasojë e pandemisë.

OAS tha se dita e zgjedhjeve ishte paqësore pavarësisht se pati përpjekje për të intimiduar numëruesit e votave. Raporti thotë se OAS mbështet të drejtën e të gjitha palëve garuese në zgjedhje, për të kërkuar dëmshpërblim para autoriteteve kompetente ligjore kur ata besojnë se u është bërë padrejtësi.

“Sidoqoftë është kritike që kandidatët të veprojnë me përgjegjësi duke paraqitur dhe argumentuar pretendime legjitime para gjykatave, jo spekulime të pabazuara ose të dëmshme në mediat publike,” thotë OAS.

Një raport i hollësishëm i cili do të zgjerojë gjetjet fillestare të OAS do të paraqitet në Uashington DC. Raporti përfundoi duke thënë se zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë historike në shumë mënyra, duke deklaruar se ndërsa mjedisi i zgjedhjeve ishte konkurrues dhe i mbingarkuar, aftësia e votuesve në të gjithë vendin për të hyrë në votim në rrethana jo ideale, ilustron demokracinë për të cilën Shtetet e Bashkuara janë të njohura./Re.D/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV