Nuk e lejoi të parakalonte, konflikti mes dy kosovarëve degjeneron me thika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar, banues në Podujevë, Kosovë, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kukësit, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një shtetas kosovar pas një konflikti të çastit.

Sipas policisë, në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me një mjet dhe për shkak se shtetasi I R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I.R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë, thikë shtetasin S.B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po procedohet në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Kësisoj, shtetasi I.R., akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe shtetasi S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A do të bëjë këngë me Gjestin? Ja si u përgjigj Egli

Në një mbrëmje të mbushur me humor dhe spontaneitet, Egli Tako u shfaq në emisionin e njohur humoristik "Portokalli",...

Kurti i dërgoi letër, Abdixhiku reagon për ftesën e kryeministrit në detyrë për koalicion

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, pas ftesës së Kurtit për një koalicion mes dy partie është shprehur se do t’i kthejë...

Dita e Dëshmorëve, përkujtohen punonjësit e Policisë që humbën jetën në krye të detyrës

Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila,...

Banorët e Hotolishtit, protestë: Rruga e re na prish fshatin, mos na shkatërroni shtëpitë

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar shqetësimeve të tyre për projektin e Korridorit VIII. Ata protestojnë...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollarë (nga Artur Ajazi)

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi...

Lajme të tjera

Web TV