A do të ketë një mbyllje të dytë? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shuar këtë të enjte kuriozitetin e të gjithëve duke dhënë përgjigjen nëse do të mbyllemi apo jo.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se nuk beson në mbyllje duke shpresuar se masat do të respektohen nga qytetarët.

“Na pret një dimër i vështirë. Në gripin spanjoll vala e dytë ka qenë ajo që ka bërë kërdinë më të madhe, jemi në një situatë as mes më alarmanteve as më e lehtë, është në kontroll, por të shohim numrat e kapaciteteve.

Problemi më i madh i kësaj goditjeje është që e para nuk është një grip i zakonshëm e dyta numrat mund të rriten me shpejtësi deri në atë masë sa të bllokojnë sistemin e kapacitetit.

Nuk besoj në mbyllje të përgjithshme se ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër dhe mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, nëse mbajmë maskat, ruajmë distancën kemi në dorë shumë secili prej nesh.

Askush nuk mund ta thotë por ne jemi të përgatitur ndryshe nga çfarë flitet e përgojohet se jemi të përgatitur e mirpërgatitur.

Të gjitha masat qoftë për tu rimbyllur qoftë për tu rihapur janë të gjitha të planifikuara nga komiteti i ekspertëve.

S’mund të planifikosh gjithçka për një gjë të panjohur. Duhet tu besojmë ekspertëve tanë, faktikisht është një libër për tu provuar.

Në asnjë vend nuk shkon çdo gjë vaj e këtë goditje ofensive që vjen një herë në shekull.

Faktikisht ne sot kemi të lira 30% të kapaciteteve të hapura, ndërkohë që kemi një spital të ri dhe jemi sot me 550 shtretër të disponueshëm që mund të shkojnë deri 1600”, tha Rama.

Lexo edhe :  I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Lajme të tjera

Web TV