Flet ‘heroi’ që zbuloi vaksinën anti-Covid: Do bëhet më keq para se të bëhet më mirë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori Ugur Sahin i cili krijoi vaksinën e Pfizer tha se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar mund të vaksinohen nga mesi i muajit të ardhshëm.

Duke folur në intervistën e tij të parë për Sky News, Profesori Sahin, bashkëthemelues i firmës gjermane BioNTech, tha se vaksinat e para mund të shpërndahen për pacientët në të gjithë Britaninë në mes të dhjetorit.

Por ai tha se kjo do të varet nga fakti nëse rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar e licenson atë në kohë, duke shtuar:

“Koha më e hershme për furnizimin e vaksinave nuk do të jetë para mesit të dhjetorit. Dhe mesi i dhjetorit nuk do të thotë se situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Ky do të jetë një dimër i vështirë. Do të bëhet më keq para se të bëhet më mirë.”

Por ai tha se me ndihmën e vaksinës, ne “mund të kthehemi në jetën normale nga mesi i vitit të ardhshëm”.

I pyetur nëse ndihej nën presion pasi provat zbuluan se vaksina është 90% efektive, ai tha: “Sigurisht. Por nuk është një garë kundër njëri-tjetrit, është një garë me kohën”.

Profesori Sahin tha se ndërsa bota pret kontrolle sigurie dhe autorizime qeveritare, gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë është të mbajnë një maskë dhe të ruajnë distancën sociale.

I pyetur nëse ai vetë do ta aplikonte vaksinën, ai tha: “Po sigurisht, do ta bëja ditën e parë që më lejohet.”

Profesori Sahin dhe gruaja e tij Ozlem Tureci, 53 vjeç, janë bashkëthemelues të firmës gjermane Biontech që punon me Pfizer në një nga 12 provat kryesore të vaksinave kundër Covid-19.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Lajme të tjera

Web TV