Keqinformimi nga teoritë konspirative/ Si po frikësohen njerëzit nga vaksina anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi nxisin mosbesimin tek vaksinat dhe mund të ulin nivelet e vaksinimit për COVID-19 në Amerikë dhe Britani nën normat e nevojshme për të mbrojtur komunitetet ndaj sëmundjes, thuhet në një studim të publikuar të enjten.

“Vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit i marrin ato. Dezinformimi shfrytëzon ankthin ekzistues dhe pasigurinë për vaksinat e reja apo për platformat që po përdoren për krijimin e tyre,” tha Heidi Larson, profesore në Shkollën e Londrës për Higjienën dhe Mjeksinë Tropikale, e cila ishte një ndër drejtueset e studimit.

Studimi publikohet ndërkohë që një ndër projektet kryesore të vaksinës dha rezultate premtuese këtë javë. Kompania Pfizer Inc tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale për COVID-19n ka një efekt prej më shumë se 90%, bazuar në të dhënat e provave të fazës së vonë. Të dhënat shihen si një hap vendimtar në betejën për të frenuar pandeminë.

Në studimin për keqinformimin, 3,000 persona të anketuar në secilin vend u ekspozuan gjerësisht midis qershorit dhe gushtit ndaj njoftimeve keqinformuese në mediat sociale për vaksinën e koronavirusit. Ndërkaq, 1,000 personave të tjerë në secilin vend iu treguan informacione faktike në lidhje me vaksinën.

Para se të ekspozoheshin ndaj keqinformimit, 54% e këtyre personave në Britani thanë se ata “patjetër” do ta pranonin vaksinën, ashtu si 41,2% në Shtetet e Bashkuara. Por pas shfaqjes në Internet të dezinformimit, shifrat ranë me 6.4 përqind në Britani dhe 2.4 përqind në Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe :  Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Studimi nxjerr se në të dyja vendet, njerëzit pa diplomë universitare, ata që bëjnë pjesë në grupet me të ardhura të ulëta dhe jo të bardhët kanë më shumë gjasa ta refuzojnë vaksinën.

Gratë, sipas studimit, kanë më shumë të ngjarë se burrat ta refuzojnë vaksinën për koronavirusin. Megjithatë, një numër më i madh të anketuarish në të dyja vendet thanë se do ta merrnin vaksinën nëse do të ishte fjala për të mbrojtur familjen, miqtë ose grupet e rrezikuara të popullatës./voa

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim...

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më...

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti...

Lajme të tjera

Web TV