Pamje nga COVID 2/ Basha: Faktet flasin vetë. Rama: Kjo opozitë nuk i duhet as dreqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregonte pamjet e COVID 2 me shtretër të lirë, ka reaguar menjëherë kreu demokrat Lulzim Basha i cili vijon të akuzojë se kryeministri ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare“, thotë Basha.

Kurse disa prej familjarëve të të sëmurëve me COVID në video thonë “Kam pritur në ambulancë gjysmë dite”. “Dua ta çoj jashtë”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kryeministrit Rama në Twitter pasi kryedemokrati publikoi video të deklaratave të familjarëve të të sëmurëve me Covid që ankohen për kushtet dhe trajtimin në spital.

Sipas Ramës, opozita, për të cilën thotë se nuk bashkohet as në kohën e një sëmundje që bie njëherë në shekull, nuk i duhet as dreqit.

Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”, shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV