PD votoi pro raportit të Dick Marty/ Balla: Basha duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla ka dhënë detaje për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të hetuar pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të Burgjeve të UÇK-së.

Disa çështje që lidhen me Shqipërinë për raportin Dick Marty, ku siç edhe ju e keni publikuar delegacioni shqiptar ka qenë i ndarë në pozicionet e veta, PD ka votuar pro, ndërsa PS kundër. Në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të ndodhura në Shqipëri.

Pas atij momenti në Shqipëri janë bërë verifikime, qoftë nga EULEX apo institucione të tjera, por edhe nga ato hetimore shqiptare të gjitha këto është dashur që të përfshihen në një raport dhe është në dinjitetin institucional të Kuvendit të Shqipërisë që në këtë kontest të gjitha këto gjetje dhe dëshmitë që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka e nuk ka, se në Shqipëri, Kukës, Has apo Mat të ketë pasur baza të UÇK që janë kryer krime sikurse pretendohet kundër njerëzimit apo luftë“, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se Shqipëria është një shtet ligjor, që ka për detyrim t’i verifikojë dhe më pas sipas tij “i takon KE që të rivlerësoj vlerësimet për Shqipërinë, do të gjejmë instrumentin e duhur që këto çështje të qartësohen dhe askush të mos bëjë raporte për krime që gjoja ka ndodhur në Shqipëri e që ne të gjithë biem dakord që janë hipoteza për politikë, për Shqipëria ka qenë vend pritës i më shumë se 1 mln shqiptarëve të shpërngulur dhe në Shqipëri nuk kanë ndodhur krime lufte sikundër raportohet në atë raport“.

Lexo edhe :  Rama ironizon Berishën/ “Filloi avazi, po vidhen votat”

Në fund Balla thekson se “Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu deputet është që ky Komision i posaçëm që ka qenë një detyrim i Shqipërisë, Basha dhe Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport, PD aq sa ka menduar nga ajo e dhjetorit, duhet të mbajë një qëndrim dhe mendoj që Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe ta bëjë këtë“./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV