Rama: Do përballemi me një dimër të vështirë, vala e dytë virusit është më e egër 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha sot në “Open” se Shqipërinë e pret një dimër i vështirë për shkak se dhe sezoni i gripit është nëpër këmbë.

Kryeministri tha se numrat mund të rriten shpejt, duke bllokuar sistemin për shkak të burimeve njerëzore, por është një skenar shumë i largët.

Ndër të tjera, Kreu i Qeverisë u shpreh se nuk mendon për një mbyllje të dytë, pasi shumë vende që kanë rritje shifrash nuk kanë bërë mbyllje si ajo e para.

Vasili: I pret një dimër i vështirë shqiptarët?

Rama: Po një dimër i egër, dhe vala e dytë siç kanë paralajmëruar ekspertët do jetë më e egër. Deri tani jemi në një situatë që nuk është as mes më alarmanteve në kontinent, as e lehtë, është situatë në kontroll po të shohim numrat dhe kapacitetet.

Sezoni i gripit është aktua. Numrat mund të rriten me shpejtësi dhe mund të bllokojnë kapacitetet, sepse s’ka kapacitete s’ka burime njerëzore.

Unë nuk dua të besoj se një mbyllje tjetër e përgjithshme, në fakt edhe vendet e tjera që kanë rritje, nuk bëjnë mbyllje si ato të radhës së parë.

Mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, mbajmë maskat dhe distancat, kemi në dorë shumë.

Presidenti i porsazgjedhur ka thënë se duke mbajtur maskat mund të shpëtojmë 100 mijë jetë, dhe ndërkohë ka thënë se duhet të përgatitemi për 200 mijë vdekje të tjera.

Është e pamundur që çdo gjë të shkoj vaj me këtë sëmundje.

l.m/Fjala.al

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV