Rimëkëmbja ekonomike/ BE i dhuron 103.3 mln euro Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milion euro në mbështetje të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Programi i miratuar përqëndrohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë.

Për më tepër, ofrohet ndihmë për të adresuar më tej pasojat e krizës së koronavirusit.

“Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane.” – tha Komisioneri i BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Programi përfshin veprime për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përmirësuar kapacitetin e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Financimet janë dhënë gjithashtu për zhvillimin e një tregu dinamik të tokës në Shqipëri, përmes krijimit të një kornize të qartë të të drejtave të pronës. Paketa gjithashtu vazhdon të mbështesë përmirësimin e kapacitetit të sektorit publik për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Programi do të funksionojë si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

Së fundmi, paketa aktuale plotëson masat e tjera të lidhura me COVID-19 të vendosura për Shqipërinë nga BE, duke zgjeruar mbështetjen për bizneset dhe ekonominë e përgjithshme.

Pas shpërthimit të COVID-19, fondet ekzistuese të BE-së u riorientuan me objektivin e dyfishtë për të ndihmuar Shqipërinë të sigurojë pajisje shëndetësore dhe për të adresuar pasojat sociale dhe ekonomike të krizës. Paketa COVID-19 për Shqipërinë arrin në 50.65 milion €. Programi 103.3 milion € IPA 2020 kontribuon në paketën COVID-19 me 26 milion € BE për veprimin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Përveç kësaj, paketa COVID-19 përfshin

Lexo edhe :  Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina...

4 milion € për të adresuar nevojat e menjëhershme për pajisje mjekësore. Financimi vjen nga programi IPA 2017.

20.65 milion € për të plotësuar një Program ekzistues 50 milion EUR të Përfshirjes Sociale nën IPA 2019.

Ky program përfshin një alokim shtesë prej 28 milion €, dhënë për të shpërblyer përparimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV