Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës.
Kjo sepse trajneri i Nën-21-vjeçarëve kuqezi ka dalë pozitiv me “Covid-19” pas testimit me tampon.
Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedanagiç.
Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dhjetëvjeçar që shërben në role të ndryshme në futboll në Shqipëri.