Sulmi “terrorist” ndaj Lulzim Kullës, gjykata liron tre të arrestuarit për atentatin e 2018

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të arrestuarit për atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër janë lënë të lirë. Gjykata i ka nxjerrë nga qelia për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit, ndërsa ky vendim e çon në pikën zero hetimin për sulmin e ngjashëm me një akt terrorist.

Tre vite nga atentati ndaj Lulzim Kullës më 13 janar 2018 në Shkodër, hetimi është kthyer gati në pikën zero.

Tre të arrestuarit për sulmin me tritol të ngjashëm me një akt terrorist jo vetëm nga mënyra e ekzekutimit, por dhe 8 të plagosurve që la pas kanë lënë qelitë e paraburgimit.

Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta janë nxjerrë nga qelia për shkak se kanë mbaruar afatet e mbajtjes në paraburgim, por edhe se gjatë rrugës që nga momenti i arrestimit janë zbutur akuzat ndaj tyre.

Endri Çopja është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa dy të tjerët Argel Lulaj dhe Serxho Teta me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ata u vunë në pranga në Elbasan si pjesë e një grupi që merrte porosi për atentate të rënda më lëndë plasëse.

Në atë kohë drejtues të Policisë dhe prokurorisë deklaruan se kishin prova të forta që provonin përfshirjen e tyre në atentat.

Por sipas hetimeve Serxho Teta dhe Argel Lulaj nuk ka qenë në Shkodër kohën kur ndodhi atentati.

Ndërsa Endri Çopja është ai që i dha motorin ku ishte montuar eksplozivi një personi me emrin “Toni”, ndërsa e ka identifikuar si Boran Berçana kur ish-polici e bashkëjetuesja e tij u vranë në Shkodër.

Atentati ndaj Lulzim Kullës u pasua nga atentate të njëpasnjëshme, ku deri tani kanë mbetur të vrarë 9 persona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Dash Sula: 200 mijë demokratë nuk dolën në votime, për t’i thënë ‘jo’ Berishës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës, duke nënvizuar se opozita është refuzuar...

Mesazhi i SHBA për zgjedhjet/ Berishës i iku komerdarja e fundit ku kishte varur shpresat

Analisti Kreshnik Spahiu komentoi për “Top Story” reagimin e bërë sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Spahiut, mesazhi...

Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve!

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29...

Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, Braçe: Duhen figura të reja, por…

Deputeti socialist Erion Braçe, i dyti më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës me 23,864 vota, ishte këtë mëngjes i...

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli në lidhje me sëmundjet seksualisht...

Lajme të tjera

Web TV