Besard Kadia flet si zv. ministër: Ja pse pranova të bëhem pjesë e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. ministri i ri i financave Besart Kadia ka folur për herë të parë ku ka zbuluar pse ka pranuar ofertën për të marrë këtë post në qeverinë Rama.

I ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, Kadia thotë se detyra e tij kryesore është ekonomist dhe do të kontribuojë në qeveri si i tillë, dhe jo në bazë të përkatësive politike.

“Jam në radhë të parë ekonomist, xhaketa ime është ekonomist. Në radhë të parë vijnë idetë, më pas përkatësitë politike. Janë shumë të rëndësishme për këdo që ka ka profesion politikën, por jo për një që do të kontribuojë në xhaketën e tij.

Kemi përballë sfidat për t’u integruar në BE, ka raste të ngjashme në Ballkan, në Kroaci kryenegociatori për në BE ka qenë i partisë opozitare që vendosi qeveria. Sepse konsensusi apo nevoja për burime njerëzore për Shqipërinë janë të gjithkohshme.

Në këtë kuptim çfarë detyrash kam unë që kanë të bëjnë me çështjen e tregtisë së lirë, integrimin europian, nënshkrimin e marrëveshjes së ndryshme i interesojnë shtetit shqiptar, pavarësisht nëse është 1,2, 3, 5 apo 6 muaj”, tha Kadia.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV