Mënyrat e thjeshta për t’u dukur të veshur me mjaft stil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dukesh më në modë nuk ka të bëjë gjithmonë me veshjen e trendeve më interesante, zotërimin e trukeve të ndërlikuara të stilit ose veshjen e rrobave më të shtrenjta. Mund të jetë vërtet aq e lehtë sa të futesh lirshëm në këmishën tënde, të vendosësh një palë syze dielli ose të shtosh më shumë shtresa në pamjen tënde.

Megjithëse nganjëherë kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet dhe ju mund të mendoni, “Faleminderit për këshillën, por unë kurrë nuk do të dukem aq mirë sa këta yjet e stilit të rrugës”, por çelësi që jesh në modë është vetëbesimi.

Edhe nëse një kombinim specifik ndihet jashtë zonës tuaj të rehatisë, thjesht lëvizni dhe silluni sikur është diçka që ju e vishni gjatë gjithë kohës – veshja juaj ka të bëjë më shumë me qëndrimin tuaj, se sa me rrobat dhe aksesorët.

Nëse ende ju duhen disa këshilla, më poshtë gjeni pesë të rëndësishme:

Kombinimi i ngjyrave

Zgjidhni dy ose tre ngjyra për të mbështetur veshjen tuaj dhe pastaj përfundoni me aksesorët, madje edhe grimin tuaj!

Vishini të gjitha ngjyrat

Nëse doni që veshja juaj të ketë personalitet, harrojeni pyetjen se cilat ngjyra “shkojnë së bashku”. Nuk ka rregulla! Kombino neonet, neutralët, pastelët dhe më shumë në një veshje për ta bërë atë të bie në sy.

Përzieni materialet

Grumbulloni copa të ndryshme në një veshje – të thurura, prej lëkure gjarpri, mëndafshi dhe përfundoni me super elegancë.

Vish një kostum të kombinuar

Kjo është një nga mënyrat më të lehta për tu dukur elegante. Çdo kombinim dy pjesësh si një kostum pantallonash, kostum fundesh, set i thurur, apo edhe xhup duket automatikisht në modë.

Lexo edhe :  E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Kombinoni një xhaketë sportive me një bluzë me printe

Një xhaketë sportive luksoze mbi një bluzë me dizajn, e shoqëruar me xhinse është një përshtatje pa mundim, pa marrë parasysh se ku po shkoni.

 

Mbaje xhaketën shpatullave

Mos e mendoni xhaketën tuaj si një xhaketë normale. Mendojeni si një pelerinë me mëngë që ju bien nga krahët.

Ndryshoni këpucët

Çfarëdo që normalisht zgjidhni për këpucë, zgjidhni të kundërtën. Ndryshoni takat tuaja të larta me çizme të sheshta, atletet me taka të larta dhe sandalet me atlete. Sa më gabim të duket, aq më e drejtë është.

Burimi / https://www.cosmopolitan.com/

Të fundit

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lajme të tjera

Web TV