Rama publikon pamjet nga spitali Covid4: Ndryshe nga ç’thonë ata që nxisin katastrofën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga spitali Covid4, i cili ende nuk është në punë. Kapacitetet e këtij spitali janë bosh, ndërsa kryeministri Edi Rama thotë se realiteti është ndryshe nga çfarë pretendon opozita, që sipas tij ëndërron katastrofën.

“Mirëmëngjesi dhe me pjesën e katërt të eksluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërsa Daniela Nika, zv/drejtore e QSUT-së, thotë se kjo strukturë spitalore ka 110 shtretër.

“Aktualisht kjo strukturë ka 110 shtretër. Pacientët në momentin e parë që do të vijnë do të triazhihen. Është menduar që të ketë edhe një sallë mikrokiruergjie për të kryer ndërhyrje. Kemi parashikuar edhe një grafi portative që pacientit ti bëhet grafia në shtrat. Nuk jem në kohën e përdorimit, ne jemi gati, por kemi ende kapacitete për të pritur pacientë”, tha doktoresha.

Ajo shpjegoi se dhomat e pacientëve janë dyshe dhe janë të pajisura me të gjitha aparaturat./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1015534355591513/?t=2

 

Të fundit

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë...

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera. “Më në fund doli dikush...

“Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga ‘çlirimi’ i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike,...

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

Lajme të tjera

Web TV