Raporti i Dick Marty/ Ngrihet komisioni, konkulzionet do t’i dërgohen KE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, argumentoi se pasi të ngrihet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, gjetjet e tij do të vërtetojnë se në Shqipëri nuk janë kryer “krime lufte” nga UÇK. Balla: Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha nëse ka këllqe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dorëzuar dje në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty. Nga Kryesia e Kuvendit, numri dy i Partisë Socialiste tha se është e pavërtetë ajo që thuhet në këtë raport se në disa qytete të Shqipërisë, si Kukës, Has apo Mat, ka pasur baza të UÇK, në të cilat janë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

“Përfaqësuesi i mazhorancës së asaj kohe ka mbajtur qëndrimin për të votuar pro raportit të Dick Marty, ndërkohë që opozita socialiste e asaj kohe ka votuar kundër. Në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të kenë ndodhur në Shqipëri. Pas atij momenti në Shqipëri janë bërë verifikimet. Të gjitha këto i është dashur dhe duhet të përfshihen në një raport. Është në dinjitetin e Shqipërisë sonë, që të gjitha këto gjetje dhe çdo dëshmi e nevojshme, që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka, se në Shqipëri, në Kukës apo në Has, apo në Mat, të ketë pasur baza të UÇK-së, në të cilat të jenë kryer edhe krime kundër njerëzimit apo krime lufte. Shqipëria është një shtet ligjor”, tha Balla para gazetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar tha se ky raport do i dorëzohet KiE-së dhe është kjo që do e rivlerësojë.

“Kuvendi, në fund të këtij procesi, do të shprehet dhe më pas i takon KE që në vijim të atij raporti të rivlerësojë vlerësimet e veta që lidhen me Shqipërinë. Mendojmë që do të gjejmë instrumentin e duhur që për sa lidhen me Shqipërinë këto çështje të qartësohen dhe askush të mos marrë përsipër të hartojë raporte për krime që mund të kenë ndodhur në Shqipëri dhe që ne shqiptarët biem dakord që janë më shumë arsyetime potetike për nevoja të caktuara të politikës. Shqipëria ka qenë vend pritës i mbi 1 milion shqiptarëve të shpërngulur nga gjenocidi serb dhe në vendin tonë nuk kanë ndodhur krime lufte, siç pretendohet në atë raport”, tha Balla.

Lexo edhe :  Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Pyetjes se a po ngrihet ky komision për Bashën, Balla tha: “Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu deputet është që ky komision, që ka qenë detyrim i Shqipërisë, dhe Basha e Berisha duhet të kërkojnë njëherë falje që e kanë votuar atë raport. Basha, të paktën për këtë çështje, duhet të ndalet nga Berisha, nëse ka këllqe ta bëjë këtë. Vota pro këtij raporti është një tradhti kombëtare. Shqiptarët kurrë nuk kanë kryer krime lufte, sepse kanë qenë në mbrojtje. PD duhet të kërkojë ndjesë për luftën e UCK. Basha personalisht ka plot elementë, të cilët nuk i kthen ende përgjigje. Nuk di të ketë pasur covid në vitet 2003, 2004, 2005 në Kosovë dhe nuk di cila ka qenë arsyeja që në procesin e marrjes në pyetje të luftëtarëve të UCK, Basha mbante maskë”.

Sipas Ballës ka qenë shovinizmi serb që ka kryer krime lufte në Kosovë, kanë vrarë e përdhunuar njerëz të pafajshëm, e shpërngulur mbi 1 milion shqiptarë.

“Mos pretendoni se ka ndonjë mini qasje nga ana jonë për të politizuar çështjen. I them publikisht Sali Berishës se turpi i mbrëmshëm, duke vazhduar të sulmojë Hashim Thacin, teksa ky po përballet me akuza të paqena, ku iu shtohet dhe balta e turpi i gojës së Sali Berishës, mendoj se të gjithë dinë ta dallojnë mirë se kush është tradhtari në këtë mes”, nënvizoi Balla.

r.g/fjala.al

 

Të fundit

3 marsi afati i fundit i regjistrimit, ja me cilët aleatë do të bashkohet Berisha

Në selinë blu, negociatat për koalicionet parazgjedhore mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë përshpejtuar në minutat e...

Rama intervistë për TV grek: Është e tepërt të flasësh për grabitje pronash

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin ‘Pamja e Madhe’ në televizionin grek MEGA. Rama tha se minoriteti grek në...

Trump i puth këmbët Elon Musk/ Video që po çmend rrjetin, brenda një ndërtese qeveritare

Të gjithë ngelën të çuditur kur në ekranet televizive në një ndërtesë qeveritare u shfaq një video e presidentit amerikan, Donald Trump duke puthur...

Tym brenda avionit të “Delta Airlines”/ Piloti bën ulje të detyruar, evakuohen pasagjerët

Panik në avionin e linjës “Delta airlines” e cila udhëtonte për në Karolinën e Jugut. Sic raporton “NY Times”, tymi brenda avionit ka detyruar...

Shtohet përdorimi i drogës nga të rinjtë në Ballkan, studimi sjell detaje për Shqipërinë

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve,...

Lajme të tjera

Web TV