Sekuestrohen mbi 294 mijë euro në portin e Durrësit, kapet shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

294030 euro janë sekuestruar në portin e Durrësit, ndërsa një person është arrestuar në flagrancë, drejtues i një mjeti dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër, pronari i firmës që merrej me transportin e mjeteve.

Por si u zbuluan?

Policia kufitare deklaron se nga kontrollet e shtuara bazuar në analizën e riskut janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm 2 mjete tip kamion, të cilët transportonin mjete Itali-Shqipëri, me drejtues F. M. dhe A. L.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues F. M. u gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh. Drejtuesi i kamionit F. M. 29 vjeç, banues në Lezhë u arrestua, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Policia kufitare më pas vijoi me kontrollin e automjetit tjetër me drejtues A. L., ku në çantën personale të tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh. 34 vjeçari me inicialet A.L. banues në Lushnjë u procedua në gjendje të lirë.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e E. J., 36 vjeç, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pra pastrim parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

l.m/Fjala.al

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV