Anija turke i afrohet vijës së kuqe në Mesdhe, Greqia: Të reagojnë BE-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet janë rikthyer sërish në Mesdhe mes Turqisë dhe Greqisë. Ankaraja ka nisur sërish përshkallëzimin e tensioneve, pasi anija “Oruc Reis” ka nisur lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.

Mediat greke raportojnë se anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Greqia i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë. “Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.

Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor” thekson Athina.

Tensionet në Mesdhe vijojnë prej disa muajsh, por pas tërmetit tragjik ujërat u qetësuan, por vetëm për disa ditë, pasi konflikti u rikthye sërish.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV