Balla: Demokratët mos të harrojnë që çdo votë për Bashën të jep në ofertë Metën e Monikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan vijimin e punimeve në Prrenjas teksa insistuan në cilësinë e tyre.

Nisur nga eksperienca e mëparshme, numri dy i PS, Balla tha se investimet dhe paratë e dhëna nga qeveria janë shpërdoruar në Prrenjas, në investime pa cilësi të cilat nuk rezistuan as dy vite.

Ky investim në Bashkinë Prrenjas nuk ishte bërë që nga krijimi i këtij qyteti. Pas investimit në rrjetin e ujësjellësit, ishte i domosdoshëm edhe investimi në rrugët e qytetit.

Siç e shihni cilësia e punimeve është shumë e mirë dhe gjykatësi i punës tonë janë njerëzit. Njerëzit dinë të bëjnë ndryshimin mes atyre që punojnë dhe atyre që flenë gjumë, apo më keq akoma atyre që grabisin. Këta të fundit kur marrin një post janë gati në çdo moment të grabisin“, u shpreh Balla.

Më tej ai i kujtoi demokratëve se nuk duhet të harrojnë që çdo votë për Lulzim Bashën të jep në ofertë edhe Ilir Metën e Monikën.

Sipas tij Prrenjasi deri para një viti drejtohej nga modeli më i keq i LSI-së dhe pavarësisht se qeveria kishte dhënë investime, cilësia e tyre linte për të dëshiruar.

Bashkia Prrenjas ka bërë kallëzime penale për abuzimet që janë bërë dhe i bëj thirrje prokurorirë të mos flejë mbi dosje”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryebahkiaku Belba në fjalën e tij vlerësoi mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, e cila sipas tij nuk i ka munguar Prrenjasit në asnjë kohë.

Sipas Belbës, i vetmi ndryshim është që tashmë këto investime do të shkojnë drejtpërdrejt për qytetarët. Edhe pse pandemia vijon të dobësojë buxhetin, Belba tha se shërbimet ndaj qyterarëve nuk do të mungojnë dhe as masat e domosdoshme anti COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV